Një kullë të gurtë për vendin e pashallarëve

06/02/2005 Konkursin për kullën e dytë, 85 metra të lartë, e fiton një studio belge
Në qendrën historike të Tiranës, pranë Xhamisë, Sahatit dhe varrit të Kapllan Pashës, një kullë e gurtë, 85-metra e lartë. Një fasadë me variacion materialesh, ku nuk dominon xhami si në tre projektet e tjera, por ku drita mendohet të reflektohet e plotë, kjo ishte pika e fortë e projektit belg, mes tre projekteve po aq dinjitoze, të studios franceze, Architecture Studio, asaj shqiptare Atelier 4 dhe sllovenit Vuga.
51N4E
Akitekti belg tha se kishte ndenjur 3 muaj në Tiranë dhe kishte studiuar qytetin dhe sidomos sheshin, ku do të ngrihet kjo kullë. Ai kishte konceptuar një ndërtesë me bazë katrore dhe në mes rrethore, në mënyrë që nga secila anë po ta shihje të të shfaqeshin pamje të ndryshme. Ndërtesa e menduar prej tij krijonte një lidhje organike me varrin monumental të Kapllan Pashës, i cili gjithsesi duhej restauruar. Njërën faqe të ndërtesës, ai kishte menduar që ta krijonte me dy lloj gurësh, ose me atë me të cilin ishin ngritur ndërtesat në Gjirokastër, ose me atë në Berat, për këtë mund të vendoset më pas.
Komunikimi mes zyrave dhe apartamenteve të planifikuara brenda ndërtesës do të bëhet me anën e një ashensori të brendshëm, që shkon deri në katin e fundit të ndërtesës, te restoranti. Duke u nisur nga ndërtesat e tjera shumëngjyrëshe të Tiranës, projektuesit vendosën që të përdornin një fasadë me variacione materialesh, në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë dritën natyrale të diellit në Tiranë. Ndërkohë, në ndërtesë do të shmangej xhami, duke qenë strukturë e gurtë do të kishte më tepër lidhje me ndërtesat përreth. Ndërtimi do të ishte prej betoni, ndërkohë kondicionimi do të sigurohej brenda në strukturë. Brenda betonit do të vendoseshin tubacionit e ujit. Duke ardhur ngrohtësia nga vet struktura e ndërtesës, do të ngrohej edhe ambienti. Ventilimi i ndërtesës të jetë natyral, me një sistem energjie vetërrotulluese.
Atelier 4-Shqipëri
Arkitekti i njohur, Alban Eftimi ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, prezantoi projektin e studios, ku ai punon së bashku me nënën e tij, ish-rektore e Universitetit Politeknik, Tamara Eftimi dhe dy vëllezërit, Andi dhe Olsi, po arkitektë. Familja Eftimi ishte frymëzuar në kostumet popullore tiranase, ndërsa kishte projektuar formën e ndërtesës 84 metra të lartë. Dhe në këtë zonë, që mbart shumë vlera tradicionale, një godinë e tillë ndonëse moderne kërkonte një model tradicional. Një projekt shqiptar tepër ambicioz, serioz dhe mbi të gjitha konkurrues mes tre studiove të huaja u shfaq para publikut. Eftimi shpjegoi se kjo zonë rrihet shumë nga era, për të cilën është gjetur zgjidhja nëpërmjet soletës së sipërme. Për sa i përket ngrohjes Studjoja Eftimi ka gjetur një zgjidhje shumë efikase. 70 për qind e ngrohjes do të sigurohet nga impianti i vendosur nën sipërfaqen e parkimit. Pra, ngrohtësia do të vijë nga toka dhe 30 për qind tjetër e ngrohjes do të vijë nga ventilimi, me anë të kondicinerëve. "Duke shmangur kështu ventilimin mekanik", thotë Alban Eftimi. Ftohja do të arrihet me një sistem uji të maviluar. Ndërkohë çdo banorë do të ketë në apartamentin e tij, aparaturën ku mund të komandojë temperaturën. Duke qenë se në Tiranë ndërtesat në rrugët e vjetra janë me mure të bardha dhe ndërsa hynë në një rrugicë karakteristike tiranase grackat dhe hapësirat që krijohen janë të paprashikuara dhe enigmatike, me këtë koncept do të jetë e ndërtuar dhe kjo ndërtesë.
Architecture Studio-Paris
Roueida Ayache, arkitektja që ka projektuar dhe qendrën e Tiranës, në bazë të të cilit zhvillohet dhe ky konkurs, thotë se ka mundur të njihet mirë me historinë e qytetit të Tiranës, ku gjendet varri i Kapllan Pashës, më pas monumenti i Sulejman Pashës për këtë arsye kjo ndërtesë do të quhet kulla tiranase, ose Kulla e Sulejman Pashës. Ndërtesa 85 metra është e ndërtuar si një trilogji mes Xhamisë së Et'hem Beut, Kullës së Sahatit dhe shumëkatëshit. Fasada do të jetë qelq, brisolein dhe alumin, pas do të jenë vetratat për të siguruar mbrojtje. Do të ketë vitro diagonle, ashensorë të brendshëm dhe të jashtëm. Juria e pyeti Ayeche mbi dritën e shumtë që i binte të reflektohej, pasi qelqi dhe alumini do të jenë shumë afër. Por, arkitektja shpjegoi se alumini është i saturuar, i pa lëmuar dhe nuk do të reflektojë dritë. Ngjyra e fortë që do të jepet nga shiriti hiliografik, që do të shtrihet jo krejt vertikal. Ky shiritë do të reflektojë ngjyrat e diellit, sipas lëvizjes nga lindja deri në perëndim, pra në kohë të ndryshme do të kemi ngjyra të ndryshme. Një tjetër pyetje ishte nëse shihet nga brenda jashtë, por kjo gjë është mëse e arrirë, sipas Ayaches.
Sadar Vuga-Sllovenia
Vuga shpjegoi se, sipas tij, kjo ndërtesë duhet të ketë shkëmbim marrëdhëniesh, pasi çdo objekt i përket një vendi, një karakteri, duhet të ketë marrëdhënie midis kullës dhe sheshit. Kulla është konceptur me dy vertikale në një aks dhe një vertikale e tretë. Sipas tij, tre godinat e tjera, ku një është e ngritur, duhet të bëhen nga i njëjti investitor, që të mos kemi ndarje, ndryshim konceptesh. Ventilimi do të jetë natyral dhe fasada prej qelqi. Një prej pyetjeve të bëra ishte, nëse ishte marrë parasysh studimi i qendrës, ku pas kullës ishte i planifikuar dhe ndërtesë tjetër, ndërsa një tjetër pyetje ishte se, nëse një njeri gjendet në anën perëndimore të ndërtesës, a do të shiheshin kulla e Sahatit dhe Xhamia. Në fakt, këto dy ndërtesa monumentale mbuloheshin, por arkitekti slloven mori përsipër që ta zgjidhte këtë çështje.
Juria përbëhej nga:
Edi Rama-Kryetari i Bashkisë
Artan Shkreli-Këshilltar i Kryeministrit
Elia Zenghelis-Arkitekt belg
Marc Joubert-Arkitekt holandez
Josep Lluis Mateo-Arkitekt spanjoll
Francine Houben-Arkitekt holandez
Stefano Boeri-Arkitekt italian
Louis Becker-Akitekt danez
Valerio Olgiati-Arkitekt zviceran
Spartak Bakllamaja-Arkitekt shqiptar
Edi Hila-piktor shqiptar
Fidel Ylli-investitor (pronar toke)
Behar Male-Investitor (pronar toke)
Situata urbane në projekt
Studimi i Qendrës së Qytetit të Tiranës ka paraqitur vizionin për të pasur 5 kulla, secila me një lartësi prej 85 metrash, në të dy anët e Sheshit “Skënderbej” (në lindje dhe perëndim). Këto kulla formojnë një linjë imagjinare, e cila duhet të ndiqet në mënyrë të përpiktë; gjithashtu lartësia maksimale prej 85 metrash dhe pozicionimi i tyre duhet të jetë si ai i treguar në studim. Gjurma e kullës mund të pësojë ndryshime të vogla në varësi të projektit arkitektonik. Ashtu si të gjitha kullat, edhe kjo mbështillet me një “membranë” 2m e distancuar nga çdo anë. Në veri dhe perëndim, “membrana” fillon në nivelin 6 (kati përdhe + 5), dhe në jug e lindje, “membrana” fillon në nivelin 4 (kati përdhe + 3), por në çdo rast sipërfaqja shtesë e një niveli të vetëm (krahasuar me sipërfaqen e gjurmës në studim) nuk mund të jetë më shumë se 100 m2.
Për sa i përket kompleksit urban lidhur me kullën, Studimi i Qendrës së Tiranës, përcakton një lartësi maksimale prej 18.8 dhe 12 metrash. Një fakt i rëndësishëm është se lartësia prej 18.8 metrash duhet të mbahet e njëjtë me lartësinë e Pallatit të Kulturës -Teatri i Operas dhe Baletit.
Kërkesat e Projektit
Vend parkimet: 3 kate nëntokë, nga niveli -1 deri -3, duke zënë të gjithë sipërfaqen brenda kufirit të pronës
Sipërfaqja e kateve mbi tokë (23000 m2): aktivitete tregtare, zyra dhe zona rezidenciale.
Aktivitetet tregtare: do të zënë vend në të gjithë ndërtesën me lartësi 12 m (lartësi e ndryshuar në 12.60 m për të pasur 3 nivele); në 3 nivelet e para të ndërtesës 18.8 m të lartë dhe 4 nivelet e para të kullës për të pasur një restorant me tarracë në nivelin 4.
Zyrat: Nivelet 4 dhe 5 të ndërtesës 18.8 m të lartë do të kenë funksionin e zyrave me një lartësi prej 3.10 m nga dyshemeja në dysheme. Nivelet nga 5-14 të kullës (10 nivele në total) do të kryejnë funksionin e zyrave me lartësi 3.50 m nga dyshemeja në dysheme.
Apartamentet: (Dhomë dite +1 dhomë gjumi, Dhomë dite +2 dhoma gjumi, Dhomë dite +3 dhoma gjumi) dhe sipërfaqja e apartamenteve do të variojë nga 100 në 200 m2. Hyrja në zonën rezidenciale (të apartamenteve) duhet të jetë e veçuar.
Restoranti: Niveli i sipërm i kullës të trajtohet si një restorant – strukturë rrotulluese, në të cilën mund të shkohet nëpërmjet një ashensori panoramik. Hyrja për në ashensor është në hollin e zyrave. Lartësia e restorantit është 5 m nga dyshemeja në dysheme.
Zona e shërbimeve duhet të jetë në nivel nëntokë dhe në një nivel të mesëm të kullës. Në zonën e shërbimeve duhet të projektohet një hapësirë për administratën dhe zyrat e mirëmbajtjes.
Ashensorët dhe shkallët: Kulla duhet të ketë një ashensor për shërbimet dhe personat me aftësi të kufizuar. Në pjesën e zyrave të shërbehet nëpërmjet një ashensori dhe në pjesa e banimeve të shërbehet nga një ashensor i veçantë, gjithashtu. Pjesa me funksion tregtar të shërbehet nëpërmjet shkallëve lëvizëse. Shkalla e emergjencës të jetë e njëjtë për të gjithë kullën.