E Hënë, 2 Nëntor 2026

Legjitimohen pronarët që morën tokën e tyre që në vitin 1994

06/02/2005  Harta e çmimeve

Toka bujqësore varion nga

3.4 euro në zonën e Lushnjës

3.8 euro në zonën e Beratit

Trojet në Tiranë

78 euro për metër katror

606 euro për metër katror

Trojet në zonat turistike

40 euro për metër katror

210 euro për metër katror

Miratimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave duket se do të zgjidhë të gjitha rastet kur ish-pronarët kanë marrë tokën e tyre, pavarësisht ligjeve që kanë qenë në fuqi. Burimet kanë bërë të ditur se në veri të vendit, janë të shumta rastet kur ish-pronarët kanë marrë pronat e tyre, duke i regjistruar dhe në zyrat e pasurive të paluajtshme. Në këtë proces regjistrimi është bazuar në ligjin 7501, por që, faktikisht, ka qenë në kundërshtim të plotë me të. Shoqatat e ish-pronarëve theksojnë se rreth 60 për qind e tyre kanë shkuar në tokat e trashëguara apo të blera me lekë. Ndaj dhe miratimi i ligjit më të fundit në parlament ka sjellë rregullimin e kësaj situate. Por kjo nuk mund të thuhet për pronarët e bregdetit apo në jug të Shqipërisë. Ligji 7501, është zbatuar kryesisht në këto zona të vendit. Ndaj dhe debatet më të ashpra do të jenë në ndarjen e tokës turistike dhe asaj bujqësore në jug të vendit. Ko situatë do të raportohet pranë grupit të punës së Bashkimit Evropian më 24 shkurt. Këta të fundit kanë paraqitur disa pyetje në lidhje me zbatimin e ligjit për kthimit dhe kompensimit të pronave, hartës së tokave të lira që ka shteti për kompensimin e ish-pronarëve si dhe për faturën financiare që është dhënë për ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›