LSI, gjyq ndërkombëtar kundër qeverisë për legalizimet
06/02/2005 Dritan Prifti shprehet se Lëvizja Socialistë për Integrim pretendon të fitojë zgjedhjet parlamentare
Në një intervistë për "Metropol", Dritan Prifti është shprehur se qytetarët nuk mund të vuajnë ccmime të larta në procesin e legalizimeve për shkak të disa gabimeve që ka bërë më parë shteti. Prifti theksoi dje se me ardhjen e Lsi-së në pushtet, ligji për egalizimet do të ndryshojë për të miratuar një ccmim, të pranueshëm.
Z.Prifti, kohët e fundit duket sikur ju personalisht po punoni më shumë në Fier e Vlorë se në Tiranë. Pse keni braktisur punën si kryetari LSI në Tiranë?
Më vjen mirë që ju ndiqni lëvizjet e mia. Është fakt që ka disa javë që unë të premten, shtunën dhe të dielën i kaloj në këto dy qytete sepse jam i deleguar i kryesisë së LSI për të ndjekur punën me organizimin dhe zgjedhjet brenda LSI aty. Por katër ditët e para të javës i kaloj në Tiranë. Ka njerëz që mbyten me një pikë ujë, ashtu siç ka të tjerë që i pëlqejnë të notojnë në det, por mundësisht dhe me dallgë. Unë e kam më shumë pasion misionin që ka marrë LSI për të ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik shqiptar, prandaj nuk mund të pushoj së punuari. Kur sheh se si punon Ilir Meta, ndjehesh keq nëse nuk punon. Iliri në mëngjes është në Tiranë, në drekë në Korçë dhe në darkë në Kukës. Ai viziton rregullisht 2-3 qytete në ditë, duke takuar njerëz dhe projektuar të ardhmen tonë. Në këto kushte, ne nuk mund të mos përpiqemi të reflektojmë shpirtin e tij të punës.
Për sa i përket punës me Tiranën, unë mund të them se LSI në Tiranë është organizuar në çdo aspekt më mirë se çdo forcë tjetër politike. Kemi kaluar 6,000 anëtar në Tiranë. Kemi ngritur 11 komitete drejtuese dhe mbi 300 organizata të Lëvizjes. Në Tiranë LSI vetvepron. Kemi mes nesh aktivist të shkëlqyer politik që e njohin Tiranën në çdo derë dhe çdo dritare. Synojmë 60,000 vota në Tiranë dhe do ti marrim. Celësi suksesit tonë nuk është që të punoj vetëm kryetari, por shumë bashkë-kryetar. Për Tiranën nuk kam asnjë merak. Aktivistët më të mirë të PS kanë kaluar me LSI, ashtu si emrat më të spikatur të shoqërisë civile janë anëtarësuar në LSI. Jam i sigurt se deri në qershor në Tiranë do kemi 10,000 anëtarë dhe do të marrim 60,000 vota.
LSI po punon fort në Fier dhe Vlorë sepse këto dy qytete janë simbol i të majtës, dhe e majta e vërtetë është LSI. Nëse Fieri dhe Vlora braktisin „të majtën“ e monopoleve dhe bisneseve të mëdhaja dhe përqafojnë alternativën e LSI, atëherë fitorja jonë në gjithë Shqipërinë është e sigurtë. Fryma e ndryshimit dhe të ardhmes europiane që ka krijuar LSI në vend duhet shoqëruar me takime të shpeshta me votuesit dhe simpatizantët për të garantuar suksesin. Njerëzit kanë nevojë të na takojnë, të na japin fuqi, të na bëjnë pyetje, por të na bëjnë edhe verëjtje. Ne Fierin dhe Vlorën i kemi prioritete të padiskutueshme të programit elektoral dhe ringritjes së Shqipërisë. Nëse ringrejmë industrinë dhe turizmin në Fier e Vlorë, i kemi bërë një shërbim jo vetëm atyre por dhe Shqipërisë. Angazhimi im personal me këto 2 rrethe ka të bëj dhe me lidhjet e mia të veçanta. Babai im është nga Fieri, kurse nëna ime nga Vlora. Unë kam gjakun e këtyre dy qyteteve.
Vërtet mendoni se mund të fitoni në Fier dhe Vlorë?
Ne punojmë për fitore, por dhe kemi besim tek fitorja. Besimin për fitore nuk e bazojmë në faktin që Fatos Nano dhe PS nuk funksionojnë dot pa qenë të dehur, as në faktin që Berisha nuk shfaqet dot para popullit pa maske. Njerëzit që janë në krye të LSI në Fier dhe Vlorë janë garanci për fitoren tonë. Haxhi Kaluci, Vezire Dushi, Sotir Tego, Gëzim Hajdari, Badhi Melo në Fier apo Eduart Alushi, Sazan Aliko, Fiqiri Aliaj, Namik Jahja në Vlorë nuk krahasohen me Rajmonda Stefën në Fier apo Shpëtim Tenderaxhiun në Vlorë. Njerëzit tanë kanë integritet moral, janë profesionistë të spikatur, janë njerëz që bëjnë sakrifica për ndryshimin e madh. Ata kanë braktisur privilegje e oferta të pushtetit për të punuar për bindjet e tyre. Këtyre njerëzve do ti besoj Fieri dhe Vlora ashtu si do ti besoj Shqipëria Ilir Metës, Pëllumb Xhufit, Sokol Axhemit e Filloreta Kodrës.
Votuesit në këto pak muaj të ekzistencës së LSI kanë parë kontributin e madh që kemi dhënë ne për ndryshime në vend, pavarësisht se jemi në opozitë. Ne shpallëm në bazë të organizimit tonë partiak parimin “një anëtar një votë”, dhe menjëherë mbas kësaj PD dhe PS thanë se do organizohen si ne. Pra këto dy forca, pavarësisht se nuk veprojnë në praktikë, herët a vonë do demokratizohen si LSI. Ky është një kontribut i madh për demokracinë shqipare që nuk mendohej para krijimit të LSI-së.
Ka nisur një debat në politikë mbi të drejtën e emigrantëve për të shprehur votën?
Në amendamentet tona për Kodin Zgjedhor ne kërkuam që emigrantët të kenë të drejtën e votës. PD dhe PS votuan kundër atij amendamenti. Dje Berisha pranoi në një konferencë për shtyp që i erdhi turp nga emigrantët që nuk i kemi dhënë atyre të drejtën e votës. Edhe ky fakt është një ndryshim i madh në realitetin poitik që e sjell LSI, jo se edhe emigrantët një ditë do kenë të drejtën e votës, por për faktin se shteti kupton përgjegjësinë që ka për ti shërbyer gjithë shqiptarëve. Nëse emigrantët do kenë të drejtë vote, ashtu siç po kërkon dhe lufton LSI që ta kenë, atëherë shteti nuk mund të injoroj 1 milion votues. Vetëm atëherë shteti do luftoj që emigrantët të marrin sigurimet shoqërore, vetëm atëherë ky shtet do kujtohet të punojë për të bashkuar familjet e emigrantëve të ndarë në mënyre tragjike nëpër botë. Ja përse luftojmë ne për emigrantët. Berisha e kuptoj gabimin e votimit kundër në parlament.
Banorët e zonave informale, kanë nisur protesta kundër ligjit për legalizimeve, duke kundërshtuar ccmimin. Si e vlerësoni këtë situatë?
LSI ishte forca e vetme politike në parlament që mbajti një qëndrim kundër ligjit të legalizimeve të zonave informale. Vetëm LSI luftoi që ligji i legalizimeve të ishte ashtu si e kërkojnë sot me protesta banorët e Bathores apo Kamzës. Ne kërkuam që ata të legalizohen të gjithë, pastaj të urbanizohen zonat. Ne kërkuam që ata ta marrin tokën me çmimin e tokës bujqësore dhe jo me çmimin e tregut. Ne jemi të bindur që banorët e zonave informale do të fitojnë, sepse jemi të bindur në zgjidhjen e vetme të pranueshme që kemi propozuar ne si LSI në parlament. Shteti nuk mund ti faturojë gabimet e veta, mungesën e ekzistencës së tij, banorëve të varfër të zonave informale.
Qëndrimet tona kanë në themel bindjet tona të majta, kanë në themel dashurinë tonë për të varfërit dhe njerëzit në nevojë. Ne nuk mashtrojmë askënd për ti marrë votat dhe pastaj ti braktisim si PS. Për këto arsye votuesit shqiptar e kanë kuptuar se kush është forca e të ardhmes në Shqipëri. Për këto arsye ne do fitojmë në Fier e Vlorë. Për këto arsye do fitojmë në gjithë vendin.
Si e shihni zgjidhjen e çështjes së legalizimit të zonave informale. A ka shans zbatimi i ligjit?
Ky ligj nuk mund të zbatohet. Megjithë presionet që bën qeveria se do të prishë banesat e atyre që nuk plotësojnë formularët, apo presionet e njëjta që bën Berisha me kryetarin e Bashkisë së Kamzës se do nxjerrë njerëzit në rrugë të madhe po nuk zbatuan ligjin e Nanos, ky ligj nuk ka shans të zbatohet. Nëse ky shtet anti-njerëzor do filloj të prishë banesat, LSI do drejtojë një lëvizje të fuqishme popullore kundër shtetit të pashpirt, ashtu siç do të çojmë në gjyq ndërkombëtar këtë qeveri për krime kundër njerëzimit. Të prishësh shtëpinë e dikujt qoftë kjo dhe ilegale, ti lesh ata pa banesë dhe pa bukë, në një kohë që qeveria ka lejuar me mos-veprimin e saj këtë gendje, është pa asnjë hezitim krim. Krimin e ka bërë fillimisht qeveria që ka lejuar këtë gjëndje. Krimin po e thellon qeveria duke mos njohur përgjegjësinë e saj, ashtu siç krimi kthehet në genocid kur njerëzve i mohohet e drejta e banesës dhe punës. Gjykata e Strasburgut dhe më parë ka shqyrtuar çështje të tilla dhe ka vendosur në favor të banorëve dhe kundër shtetit. Ne jemi informuar, të aftë ti mbrojmë ata dhe në gjyq, ashtu siç jemi të vendosur të mbrojmë banorët e zonave informale këtu në Shqipëri.
Si do të veproni pas zgjedhjeve në lidhje me legalizimin e zonave informale?
Mbas fitores së zgjedhjeve ne do ndryshojmë menjëherë ligjin e legalizimit për të garantuar një ligjërim për të gjithë, para urbanizimit dhe me një kosto të pranueshme. Këtë nuk e bejmë për vota, por për të njohur përgjegjësitë tona para njerëzve në nevojë. Nuk është e drejtë që shteti të kërkojë të mbushë arkën e vet me dhunë me paratë e të varfërve, ashtu siç nuk është e drejtë që për të plotësuar interesat e mafies së ndërtimeve të prishen shtëpi e biznese pa menduar ku do strehohen dhe ushqehen ata që dalin pa shtëpi dhe pa punë.