Koblenz shpreson të afrojë Skelën
Ervin Skela mund të jetë një zgjedhje e mirë për skuadrën e Tus Koblenz në Bundesligën II gjermane. Lajmi është bërë i njohur dje nga faqja prestigjioze sportive "Goal.com" në versionin gjermanisht, sipas të cilit ish-skuadra e shqiptarit tjetër, Fatmir Vata, për momentin po interesohet për të afruar një mesfushor fantazist. Emri i përfolur është Abdelaziz Ahanfouf. Gjithsesi, ky i fundit konsiderohet si zgjedhje e dytë, sepse në fshehtësi, Kolbenz shpreson ende në blerjen e Ervin Skelës. Megjithatë, afrimi i shqiptarit është paksa i vështirë për shkak të kërkesave së larta ekonomike të tij. Më shumë rreth kësaj tratative do të mësohet në ditët e ardhshme. Ndërsa dje, në Premier League, Lorik Cana dhe Sandërlendi i tij kanë marrë një barazim 2-2 në shtëpinë e Mançester Junajtid, "Old Traford".
A. M
A. M