"Një ndeshje speciale, për të kujtuar Brianin"
Ashtu siç ishte paralajmëruar, miqësorja ndërmjet Ravenës dhe Lacios, për nder të Brian Filipit u prezantua nëpërmjet një konference për shtyp. I pari që mori fjalën për ndeshjen e së mërkurës (më 7 tetor) në stadiumin "Beneli", ku përfitimet nga shitja e biletave do t‘i kalojnë familjes së futbollistit të pafat, ishte presidenti i Ravenës, Fabri. "Ndeshja realizohet pas vullnetit të presidentit lacial, Klaudio Lotito, të cilin e falënderoj shumë. Edhe në të kaluarën, ne kemi marrë pjesë në iniciativa të tilla, por besoj se kjo miqësore ka një kuptim tjetër, pasi realizohet për një episod që ka prekur direkt komunitetin tonë. Pres që qytetarët e Ravenës të jenë të pranishëm në stadium: së pari për të kujtuar Brianin, më pas për të treguar solidaritet ndaj familjes së tij dhe në fund në formë mirënjohjeje për Lacion, që pavarësisht impenjimeve të shumta, gjeti kohën të zhvillojë këtë takim", tha Fabri. Drejtori sportiv i Ravenës, Bufone, falënderoi homologun e tij te Lacio, Igli Tare, dhe trajnerin bardhkaltër Balardini, të cilët ishin ideatorët e ndeshjes. Ndërkohë, kapiteni i skuadrës, Shiakaluga tha: "Është një ndeshje speciale, për të përshëndetur Brianin. Do ta kujtojmë gjithmonë shokun tonë, çdo të diel, çdo ditë".
e. k.
e. k.