Sipas analistëve ky mund të jetë shkaku i retorikës së ashpër ndaj Izraelit
Sulmet e helmëta të Mahmud Ahmadinexhadit nda botës hebreje fshehin një sekret të madh. Në vitin 2008, Ahmadinexhad ka dalë në një fotografi duke treguar pasaportën e tij të çelur, në të cilën duket haptazi se familja e tij ka rrënjë hebreje. Në dokument thuhet se më parë ai njihej si Sabourijanm, një emër hebraik. Ndërkohë në pasaportë ka një shënim të shkurtër në të cilin thuhet se mbiemri i familjes ka ndryshuar në Ahmadinexhad pas konvertimit të prindërve të tij në islam me ardhjen në jetë të Mahmud. Tradicionalisht Sabourjiasit janë nga Aradani, vendi i lindjes së Ahmadinexhadit. Emri i mëparshëm i Ahmadinexhadit është edhe në listën e hebrenjve që ndodhen në Iran. Sipas ekspertëve gjithë pasioni dhe urrejtja e madhe e Ahmadinexhadit për hebrenjtë mund të jetë një kompensim për të fshehur të shkuarën. Sipas analistëve të ndryshëm ky aspekt i së vërtetës së Ahmadinexhadit shpjegon shumë gjëra. "Çdo familje që konvertohet në një tjetër fe, merr një mbiemër të ri duke hequr dorë si nga feja ashtu edhe nga mbiemri që i përkiste asaj. "Duke vërë deklarata antihebraike Ahmadinexhad po përpiqet që të heqë çdo lloj dyshimi në lidhje me rrënjët e tij hebraike. Ai ndihet i brishtë në një shoqëri radikale shiite", thotë një analist. Sipas tij, Ahmadinexhad e ka ndryshuar emrin për një sërë arsyesh fetare, ose të paktën ky ishte vendimi i marrë nga prindërit e tij. Vetë lideri iranian nuk e ka fshehur faktin e ndryshimit të emrit të tij kur familja e tij u zhvendos në Teheran, në vitin 1950, por nga ana tjetër ai nuk e ka pranuar kurrë se ka qenë hebre dhe se emri i tij i mëparshëm ishte një emër hebre. Presidenti aktual ka qenë një inxhinier i kualifikuar me një doktoraturë në menaxhimin e trafikut. Ai ka qenë pjesë e Gardës revolucionare para se të bëhej kryebashkiak dhe më pas President i vendit. Për sa i përket të fshehtës së tij, Mehdi Khazali, një gazetar interneti, që bëri thirrje për gjetjen e rrënjëve të Ahmadinexhadit, u arrestua këtë verë. Ahmadinexhad është akuzuar vazhdimisht për deklarata shumë të ashpra gati naziste për zhdukjen e hebrenjve.