E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transfertat, mallkimi i këtij Partizani

Transfertat duket se janë një mallkim për Partizanin, i cili po zhgënjen edhe në Kategorinë e Parë. Tri ndeshje në transfertë, tri humbje, asnjë gol i realizuar, ndryshe nga takimet në "Selman Stërmasi": tri ndeshje, tri fitore (Humbje 1-0 me Bylisin në Ballsh, 5-0 me Adën në Velipojë, 3-0 me Luftëtarin në Gjirokastër). Këto statistika i ka plotësuar dje humbja në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. 27-vjeçari tiranas i Luftëtarit, Erald Pustina, ka vënë firmën e tij në tre golat që fundosën Partizanin, i cili luajti për disa minuta me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Sokol Ishkës. Në takimet e tjera Bylisi mundi 2-0 me Sopotin, Kamza fitoi 2-0 me Memaliaj, Lushnja barazoi pa gola me Elbasanin, Ada triumfoi 4-0 me Bilishtin, Besëlidhja barazoi 1-1 me Burrelin, Turbina fitoi 3-2 me Skraparin. Bylis kryeson i vetëm me 15 pikë.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›