E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçi: Berisha të kërkojë falje për Tropojën

 

Kryetari i PSV ’91, Petro Koçi, reagoi në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Berisha rreth vizitës së Edi Ramës në Tropojë. Koçi u shpreh dje se ai që duhet t’i kërkojë falje Tropojës është Sali Berisha. “Rama ka kërkuar një falje të përgjithshme për 8 vitet e qeverisjes së PS-së. Për rastin konkret, duke iu referuar pozicionit të tij në qeveri, gjykoj se s’ka asnjë lidhje me ngjarjet e Tropojës. Politikani që duhet të kërkojë falje për ngjarjet e Tropojës dhe mbarë Shqipërisë është Sali Berisha”, tha Koçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›