E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: “E majta të bashkohet dhe të lërë mënjanë inatet e vjetra”



Kreu i Partisë Socialiste të Vërtetë ‘91, Petro Koçi, ka zhvilluar një takim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë në Njësinë Bashkiake Nr. 3 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në këtë takim Koçi ka bërë apel për bashkimin e të gjitha partive të majta. Ai theksoi nevojën e gjithëpërfshirjes dhe bashkimit të së majtës kundër ndarjeve dhe inateve të kota. Sipas kreut të PSV ‘91, bashkimi i së majtës është i vetmi opsion që garanton fitoren e saj në zgjedhjet e 28 qershorit dhe largon përfundimisht nga politika kryeministrin Sali Berisha. “Ne jemi një politikë që ka ditur gjithmonë t’u jetë mirënjohëse kontributeve dhe vlerave. Siç i jemi mirënjohës Fatos Nanos, kemi ditur t’i jemi mirënjohës edhe Edi Ramës. Por ne nuk përfaqësojmë atë grupin rrotull Ramës, të cilët për inat të vjehrrës shkojnë flenë me mullixhiun apo me vjehrrin. Ne kemi lindur t’i themi të vërtetat në sy të të gjithëve”, - theksoi Koçi.

11 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›