Veliaj: “Berisha dhe Topalli të çojnë në mitingje edhe fëmijët e tyre”
G99-a prezantoi në Pogradec disa prej kandidatëve të saj për qarkun e Korçës. Gjatë këtij takimi me të rinjtë e Pogradecit Erion Veliaj u shpreh se ndihet krenar që ndryshe nga kryetarët e partive të tjera ai prezanton kandidatë të rinj, të cilët nuk kanë asnjë të kaluar të korruptuar për të cilën të ndihen fajtorë. Kreu i G99-s reagoi gjatë këtij takimi edhe në lidhje me marrjen me zor nëpër mitingjet e Partisë Demokratike të të rinjve dhe nxënësve të shkollave. “Ai që na qeveris nuk mendon se të rinjtë janë të aftë për punë, përkundrazi, sipas Berishës, të rinjtë janë të aftë për të ardhur me zor vetëm nëpër mitingje. Nuk e di nëse e dëgjuat ministrin e Arsimit kur tha se fëmijëve u bën mirë për shëndetin mendor që të marrin pjesë nëpër mitingje. Po unë pyes: nëse u bëka mirë për shëndetin, pse nuk çojnë fëmijët e tyre nëpër mitingje?!”, - tha kryetari i Partisë G99, Erion Veliaj.
11 Qershor 2009