“Vodafone Albania” dhe “RIM” prezantojnë shërbimin BlackBerry në Shqipëri
“Vodafone Albania” dhe “Research in Motion” (RIM) njoftuan dje hedhjen në treg të shërbimit “BlackBerry” në Shqipëri. Shërbimi “BlackBerry” bashkon telefonat inteligjentë më të përparuar, programet kompjuterike dhe shërbimet që japin mundësinë e aksesit të e-mail-it, kalendarit, web-it, multimedias dhe aplikimeve të tjera të mjedisit të punës dhe të jetës së përditshme nëpërmjet teknologjisë “wireless”. Vodafone vazhdon të udhëheqë zhvillimin e risive në tregun shqiptar, duke iu ofruar klientëve përfitimet e komunikimeve të avancuara, produktivitetin dhe lehtësinë e realizuar prej telefonave inteligjentë “BlackBerry”. Që nga dita e djeshme, “Vodafone Albania” do të ofrojë telefonat inteligjentë “BlackBerry Curve 8310”, “BlackBerry Pearl 8110”, dhe “BlackBerry Bold”. Të tre këta telefonat përfshijnë shërbimin “GPS”-ë dhe të gjitha shërbimet e tjera të vlerësuar prej përdoruesve të “BlackBerry”. “Vodafone Albania” përdor teknologjinë celulare më moderne dhe mundësia lehtësisht të përdorshme nga klientët, për t’u ofruar klientëve një gamë të gjerë shërbimesh dhe ofertash, të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit.
Qëndroni në kontakt me “BlackBerry Curve 8310”
“BlackBerry Curve 8310” është një telefon inteligjent i fuqishëm dhe intuitiv me një tastierë të plotë “QWERTY”. Ai ka kapacitete të larta të multimedia-s, si dhe përmban shërbimin e integruar “GPS”-ë që mundëson aplikime me bazë lokale, të tilla si ofrimi i hartave dhe navigimi. Kombinimi i këtyre veçorive në një telefon të avancuar, me kapacitetet më të avancuara teknologjike për e-mail dhe dërgim mesazhesh, kamera dixhitale, media player, shfletues interneti, organizator dhe një gamë aplikimesh shtesë, e bën “BlackBerry Curve 8310” një telefon inteligjent të jashtëzakonshëm si për biznes ashtu dhe për përdorim personal.
Jini më elegantë me modelin “BlackBerry Pearl 8110”
Telefoni inteligjent “BlackBerry Pearl 8110” është një zgjedhje e shkëlqyer për përdoruesit të cilët dëshirojnë fuqinë e plotë të platformës “BlackBerry” në një aparat të vogël dhe modern. “BlackBerry Pearl 8110”, një nga telefonat inteligjentë më të vegjël dhe më të lehtë në treg, sjell funksionalitetin e jashtëzakonshëm dhe performancën në një dizenjo ultra elegante. Ai përmban veçori të fuqishme komunikimi dhe kapacitete të larta multimediale duke përfshirë një kamera prej 2.0 megapixel, luajtës muzike dhe videoje dhe një hapësirë për vendosjen e një memorieje shtesë, si dhe sjell përfitimin e GPS-së së integruar.
Thjeshtoni jetën tuaj me stil përmes “BlackBerry Bold”
Telefoni inteligjent dhe elegant “BlackBerry Bold” është prodhuar prej materialesh superiorë dhe ka kapakun e jashtëm të punuar me nikel satin dhe pjesën e pasme prej lëkure. “BlackBerry Bold” punon me rrjetet me tre bandë të shpejtësisë së lartë “HSDPA” në të gjithë botën dhe gjithashtu vjen me “GSP” dhe “Wi-Fi” të integruar, si dhe me kapacitete të shumta multimediale duke e bërë atë një zgjidhje ideale për biznesmenët profesionistë dhe përdoruesit e fuqishëm.
11 Qershor 2009