E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Karta falas vetëm për të varfrit

Kryetari i PSV91 ka reaguar ndaj debatit të kartave, duke e konsideruar një debat ndërpartiak për çmimin e kartave, shterpësi dhe rënie të nivelit ideor të klasës politike. Sipas tij, do të mjaftonte nje konsulte mes ekspertesh per te ardhur në një qëndrim të përbashkët që nxit qytetarin të aplikojë dhe përcakton çmimet e diferencuara për shtresat e ndryshme ekonomikisht të shoqërisë. PSV91 është kundër retorikes mëshiruese mbi çmimet e kartave, u shpreh Koçi. Ai ka sugjeruar pajisjen me kartë të qytetarëve pa parapagesë. Koçi shprehu qëndrimin se kartat të jepen falas vetëm për të varfrit dhe jo për të pasurit, ndërkohë që do ishte e papranueshme që edhe deputetët ta merrnin kartën falas. Ne e konsiderojmë me vend thirrjen për mirëkuptim politik dhe sensibilizimin për qytetaret nga ana e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, u shpreh Koçi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›