E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në familjen Lasku: LSI, rimbursim të ilaçeve dhe transport falas për moshën e tretë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një vizitë në familjen e Qamil Laskut. Familja Lasku, që banon në mes të Tiranës, jeton në kushte të vështira ekonomike dhe strehimi. Duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me kryefamiljarin Qamil Lasku, Meta ka njohur nga afër hallet dhe shqetësimet e tij dhe të familjes. Kryefamiljarit i duhet të përballet çdo ditë me probleme që vijnë si pasoje e kushteve të vështira ekonomike, ku me dy pensione minimale jetojnë 5 anëtarët e familjes Lasku. Si pensionit Lasku u shpreh se nuk kishte mundësi që të blinte ilaçe sa herë që kishte nevojë, ndaj shprehu nevojën që shteti duhet ti rimbursojë ilaçet, jo ato të skaduara, siç ka ndodhur shpeshherë.  Një tjetër shqetësim që ngriti Lasku ishte dhe problemi i strehimit. Duke shprehur keqardhjen për kushtet e vështira, ku jeton familja Lasku,  Meta u shpreh se LSI përmes projektligjit të hartuar nga ajo për Kujdesin për Moshën e Tretë, i cili do të kthehet në ligj pas 28 Qershorit, do tju vijë në ndihmë të gjithë pensionistëve dhe të moshuarve. Meta shprehu angazhimin e tij që këtë projektligj ta miratojë në të ardhmen. Duke shpalosur disa nga pikat kryesore ku mbështetet ky projektligj, Meta u shpreh se, dua të përmend rimbursimin e plotë të gjithë ilaçeve krejtësisht cilësore dhe të kontrolluara dhe jo ilaçeve të skaduara, siç e përmendët ju.  Gjithashtu, ai shprehu vendosmërinë që dhe pensionistët të kenë një pension të trembëdhjetë në vit si një kontribut dhe vlerësim për këtë kategori. Ne nuk mendojmë që kjo punë zgjidhet vetëm me një gjel për vitin e ri, pra më mirë që kjo të sanksionohet në ligj, tha Meta. ish-Kryeministri Meta bëri të ditur disa nga pikat kryesore të projektligjit, që lidhet me përjashtimin e pensionistëve nga taksat vendore. Ndaj duke u shprehur i bindur në suksesin e LSI-së, në zgjedhjet e 28 Qershorit, dhe fitoren e së majtën në këto zgjedhje, Meta garantoi familjarët se shumë prej çështjeve të tilla do i japim zgjidhe me këtë projektligj, sepse sikurse nënvizoi kreu i LSI, ky projektligj parashikon mbështetjen dhe përkrahjen të paktën për 380 mijë pensionistë dhe pensioniste në të gjithë Shqipërinë. Duhet të ketë qendra për këtë kategori të shoqërisë sonë në çdo njësi të pushtetit vendor, ku të merren shërbime falas, ku të kalojnë një pjesë të kohës të lirë dhe të ndihen të integruar në shoqëri  dhe jo sikurse ndodh tani, u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›