Koçi: Nano i mirëpritur te ne
Deputeti socialist Petro Koçi, i cili është në pritje të formimit të një partie të re, deklaroi dje se ish-kryesocialisti Nano është i mirëpritur t’i bashkohet kësaj lëvizjeje. “Nano është lideri historik i socialisteve, pavarësisht partive ku bëjnë pjesë. Është personalitet që nuk mund ta përjashtojë dot Edi Rama. Partia jonë Socialiste e vlerëson dhe mirëpret kontributin e tij në fitoren e zgjedhjeve dhe në administrimin e qeverisjes së vendit”, theksoi Koçi. Ai ka dhënë vlerësime dhe për kreun e LSI-së, Meta, për qëndrimet e mbajtura kohët e fundit. “Me mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave qeverisëse 8-vjeçare të PS-së, Meta e shleu edhe borxhin elektoral të 3 korrikut 2005. Borxh që në fakt e pat shlyer më pastër në zgjedhjet lokale”, deklaroi Koçi.