E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shumekerkuari erdhi me pranga nga Turqia

Arrestimi

Aldo Bare u ekstradua nga Turqia ne Shqiperi me 25 nentor 2009. Ai cilesohet si koka e organizates mafioze qe njihet si Banda e Lushnjes me aktivitet kriminal ne trafikun e droges ne disa vende te Bashkimit Europian. Aldo Bare u arrestua ne mars te vitit 2006 ne Stamboll te Turqise pasi u kap me nje pasaporte maqedonase te falsifikuar. Ne ate kohe ai kishte dy arreste nderkombetare ate te Shqiperise per krijim te bandes se armatosur dhe per nje seri akuzash ne Itali per trafik nderkombetar te droges ne bashkepunim. Ne Gjykaten e Krimeve te Renda Alfred Shkurti Aldo Bare po perballet me dy procese gjyqesore nje qe e akuzon ate ne menyre individuale dhe nje proces tjeter ku eshte i pandehur me banden e tij. Procesi gjyqesor ndaj Bares ka nisur ne vitin 2005 nga Gjykata e Krimeve te Renda dhe vazhdon ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›