E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake, aksion për lirimin e trotuareve

Rrugët kryesore dhe ato dytësore të qytetit të Fierit nuk janë në shërbim të kalimtarëve, por të tregtarëve ambulantë. Këta të fundit kanë zënë një pjesë të madhe të bulevardeve të qytetit. Kalimtarëve u duhet ose të ngjeshën ose të mbajnë radhën në disa pika të veçanta të trotuareve, madje të dalin në rrugën e automjete, duke rrezikuar jetën. Kalimtarët ndiejnë shqetësim nëpër rrugët e qytetit edhe nga vendosja e tavolinave të lokaleve në trotuare. Pothuaj 70% e lokaleve veprojnë në këtë mënyrë, duke vendosur tavolina dhe karrige në trotuar e duke shërbyer për klientët që u zënë sipërfaqen që u takon kalimtarëve. Përballë kësaj situate policia bashkiake e Fierit ka ndërmarrë shpesh herë aksion për të kthyer trotuaret për kalimtarët. Gjithnjë aksionet e policisë kanë dështuar, pasi rregulli është vendosur vetëm për pak ditë dhe më pas gjithçka i është kthyer situatës së mëparshme. Edhe gjatë paradites së djeshme efektivat e policisë bashkiake kanë ndërmarrë një aksion të tillë. Konfirmohet zyrtarisht se janë ndëshkuar me gjoba me dhjetëra tregtarë ambulantë, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e policisë së rendit. Dyqanet përgjatë rrugëve të qytetit shprehen se I paguajnë rregullisht taksat pranë zyrës së bashkisë, ndërkohë tregtarët që pushtojnë trotuaret abuzojnë me këtë fakt. Burimet zyrtare të policisë së bashkisë Fier shprehen se e kanë të vështirë kontrollin e përditshëm të trotuareve. Lidhur me largimi ne mjeteve të parkuara në trotuar, policia bashkiake ka fajësuar policinë e qarkullimit për tolerim e mosndërhyrje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›