Qeveria në gjyq nga hidrokarburet
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili shpall si të pavlefshëm vendimet e qeverisë për bllokimin e importit të naftës së cilësisë së ulët D2, pritet t‘u hapë rrugën kompanive të dëmtuara të kërkojnë nga shteti "dëmshpërblim për fitim të munguar", bëhet e ditur nga Shoqata e Hidrokarbureve. Sipas shoqatës, anëtarëve të saj i është shkaktuar një dëm që mund të arrijë në dhjetëra milionë euro fitime të munguara vetëm për periudhën nga fillimi i këtij viti deri tani. Nga rreth 600 mijë tonë karburante që shiten në Shqipëri çdo vit, shumica dërrmuese i përkasin naftës D2. Importimi i naftës kalon në disa filtra të kontrollit të cilësisë jo shumë të besueshëm dhe më herët deklarohej tërësisht si import nafte D2, (për shkak të çmimit më të ulët referues dhe taksave më të ulëta) dhe shitej pastaj në treg për naftë D1. Vendimi i qeverisë duket se thjesht sa klasifikoi të gjithë naftën e importuar në D2, por nuk pati ndonjë ndikim te cilësia.
Bllokimi
Qeveria shqiptare vendosi të bllokojë këtë vit të gjitha importet e naftës së cilësisë së keqe D2, e cila teorikisht përdoret vetëm për makineritë e rënda të ndërtimit, por që praktikisht digjet edhe nga makinat e vjetra. Por, ndërsa ndaloi importimin e kësaj nafte, qeveria lejoi qarkullimin e D2 të prodhuar në vend. Kompanitë e importimit të naftës reaguan ashpër, duke u ankuar fillimisht tek Autoriteti i Konkurrencës dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese. Autoriteti i Konkurrencës e shqyrtoi ankesën që në dhjetor të vitit të kaluar dhe rekomandoi tërheqjen e vendimit të qeverisë.
"Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1110, datë 30.07.2008, "Për cilësinë e lëndës djegëse, të prodhuar nga rafinimi i naftës bruto, vendase", në tregun e produktit lëndë djegëse diesel, sjell kufizime të konkurrencës, për shkak të aplikimit të kushteve të pabarabarta të tregtimit ndërmjet ndërmarrjeve, në lidhje me produktin vendas dhe atë të importit", njoftoi AK në një deklaratë për shtyp.
Qeveria nuk e respektoi rekomandimin e AK. Sipas ligjit aktual, AK mund të gjobisë një kompani për shkelje konkurrence, por nuk mund të gjobisë një ministër. Për këtë arsye, shumë lobingje biznesi e kanë bërë zakon të monopolizojnë tregje duke përdorur firma ministrash.
Shoqata e Hidrokarbureve u ankua edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit vendosi shfuqizimin e vendimit të qeverisë, por megjithatë, deri tani qeveria nuk ka marrë ndonjë masë për të respektuar vendimin e kushtetueses.
Pasojat
Megjithëse i kanë fituar të dyja gjyqet, qeveria duket se nuk ka ndër mend të tërheqë vendimin e vet dhe ka dëshmuar edhe në të shkuarën se është e gatshme të injorojë vendimet e institucioneve kushtetuese. Për këtë arsye, të gjitha kompanive të importimit të karburanteve u lind e drejta të fillojnë procese gjyqësore duke kërkuar dëmshpërblim nga buxheti i shtetit për fitimet e munguara. Qeveria shqiptare është përballur në disa raste me procese të tilla gjyqësore, të cilat kanë vijuar deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.