E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Evropian bashkon politikën

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike bashkon sot politikën shqiptare, Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë, delegacionet ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të diplomave për vitin 2008. Në ceremoni do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ambasadori, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan, koordinatori i përgjithshëm i Programit të Shkollave Politike në Këshillin e Evropës, François Friederich, anëtarë të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, partive politike, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile. Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u themelua në mars të vitit 2007 dhe është pjesë e programit të shkollave politike, i mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian. Misioni i Shkollës është të forcojë një kulturë moderne politike, të bazuar në vlerat e përbashkëta të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut të hapur, duke inkurajuar kështu zhvillimin e një komuniteti të politikanëve të rinj dhe liderëve qytetarë të përkushtuar për zbatimin e modelit demokratik bashkëkohor të qeverisjes. Programi vjetor i kësaj shkolle përfshin aktivitete kombëtare, të cilat përmbyllen me një sesion në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg. Këtë vit do të diplomohen rreth 33 pjesëmarrës të kursit 2008.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›