E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja G99: 10 dështimet që Berisha duhet të firmosë

Drejtuesit e Lëvizjes G99 thanë se ndihen të trishtuar që raporti nuk kishte lajme të mira Shqipërinë. Arbian Mazniku tha se nga një krahasim i raportit të këtij viti me atë të vitit 2004, mund të vërehet shumë pak progres nga ajo kohë në fushat kyçe. "Si ndërhyrja e ekzekutivit në pushtetet e tjera, politizimi i administratës publike, puna e qeverisë për procesin e integrimit evropian, konsultimi i projektligjeve e politikave publike me aktorët shoqërorë", theksoi Mazniku. Në fushën e Integrimit Evropian raporti thotë: "Nuk është bërë progres për të forcuar rolin e parlamentit në monitorimin e zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit". "Në fushën e ndërhyrjes së ekzekutivit në sistemin e drejtësisë, raporti thotë se parlamenti refuzoi propozimet e Presidentit për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në qershor dhe eventualisht aprovoi një set tjetër propozimesh në korrik. Procesi ngriti dyshime mbi pavarësinë e institucioneve të shtetit nga ekzekutivi", nënvizoi Mazniku. Lëvizja G99 e fton Kryeministrin t‘i përgjigjet një pyetjeje: "Si ka mundësi që Shqipërisë nuk i ofrohet një perspektivë e qartë për statusin e kandidimit, ndryshe nga sa i ofrohet Serbisë?".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›