E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas informacionit zbulohen në makinë 500 lekëshet

24/07/2009  Policia bllokon 25 kartëmonedha false

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri pasi në mjetin e tij janë gjetur një sasi kartëmonedhash të falsifikuara. E. Caka, 18 vjeç, lindur në Berat dhe banues në lagjen numër 13 të Durrësit ka qenë në autoveturën e tij tip Benz me targa të huaja në kohën që është përballë me oficerët të sektorit të luftës kundër krimit ekonomik e financiarë dhe të pastrimit të parave të policisë së Durrësit. 18-vjeçari ka qenë së bashku me të riun M. Çela nga Lushnja në çastet kur autovetura është ndaluar për kontroll të imtësishëm. Burime policore thonë se strukturat e shërbimit investigativ kishin një informacion paraprak lidhur me hedhjen në qarkullimi të sasive të konsideruara të kartëmonedha me prerje 500 lekëshe. Shërbimet informative pasi kanë mbajtur nën përgjim të riun nga Berati kanë kërkuar ndërhyrjen e sektorit të luftës kundër pastrimit të parave dhe falsifikimit për të bllokuar sasinë e prerjeve të hedhura në treg. Në mesditë policia ka detyruar mjetin tip Benz me targa AM 883 PP që drejtohej nga i riu Caka të ndalojë në anë të rrugës. Efektivat e patrullës si dhe dy agjentët civil që kishin dalë enkas në pritje të mjetit kanë ushtruar kontroll fizik të mjetit dhe kanë nxjerrë që andej 25 prerje 500 lekëshe, të cilat dyshohen të falsifikuara. Gjithnjë sipas policisë 24 kartëmonedha shqiptare 500 lekëshe mbanin numrin e serisë US 234785 dhe një tjetër e së njëjtës prerje kishte numrin UP 593802. Këto kartëmonedha janë sekuestruar menjëherë nga policia duke i vënë prangat në duar të riut Caka, ndërsa lushnjari M. Çela që ishte së bashku me 18-vjeçarin durrsak në kohën e kontrollit policor është lënë për ndjekje në gjendje të lirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›