E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse hesht Veliaj për 300 mijë eurot e Fondacionit MJAFT?

Erjon Veliaj hesht sepse ka frikë se çdo fjalë që do të thotë, do të implikojë më rëndë penalisht atë dhe të vëllanë e vet, Arbijan Maznikun & Co ndaj dhe sipas porosisë së avokatëve të vet është më mirë të heshtë!
Sepse Valiaj ka frikë se mos institucionet ligjore të shtetit dërgojnë një kërkesë në çdo Bankë mbi gjëndjet e llogarive bankare dhe gjithë dynjaja do të tmerrohet mbi miliarda lekë të abuzuara nga ky klan pionerësh të trainuar nga maestrot e korrupsionit të shoqërisë civile të rrjetit sorosian në Tiranë.
Sepse Veliaj nuk mund të korruptojë donatorët e Balkan Children Youth Foundation (BCYF) (disa institucione ndërkombëtare të nivelit të lartë) të cilët nuk është kollaj të implikohen sepse nuk janë të gjithë si Agon Demjaha dhe Fron Nazi, dy njerëzit e Soros që ndihmuan Erion Velinë Brenda BCYF në skemën e tij të korrupsionit me paratë e destinuara për rininë shqiptare.
Sepse Veliaj ka frikë se do të hapet tema e Maarti Ahtisaarit, emri i të cilit është përdorur nga Erioni për të mbuluar pisllëqet e tij dhe dihet se kjo përbën një skandal ndërkombëtar.
Sepse Veliaj e di shumë mirë se implikimi i Familjes Mbretërore Angleze ka pasoja të parikuperueshme në marëdhëniet e tij me donatorë anglezë.
Sepse Veliaj e di shumë mirë se provat që disponohen kundër tij në SHBA, përfshi edhe emrat e personave të implikuar në Fondacion, pronat atje tashmë disponohen në një dosje të plotë çka implikimi i Velisë shkon përtej oqeanit dhe Jonas Rolet i Soros nuk mund të falsifikojë do t të dhënat e Public Record të Shteteve të Bashkuara.
Sepse Veliaj e di shumë mirë se implikimi i tij dhe i bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Arbër Veliaj në grabitjen e parave të rinisë shqiptare nëpërmjet biznesit të paligjshëm Grafik Propaganda implikon në një çështje penale që ligji parashikon jo vetëm ndëshkime financiare.
Sepse Veliajt, Maznikët, Fuga, meqë tashmë janë politikanë të rinj kanë më shumë shpenzime se sa deklarimi i të ardhurave çka i bën subjekte krejtësisht të dyshimta për krimin ekonomik dhe fiskal.
Sepse Veliaj e di shumë mirë se denoncimi i tij për Fondacionin MJAFT është vetëm fillimi i dekonstruksionit të një skeme të mbi 5.4 milionë euro, të cilat iu hoqën rinisë shqiptare për tu faturuar në mënyrë fiktive nga biznese fiktive dhe të paligjshme të klanit të Erionit dhe kjo do të thotë edhe fundi i turpshëm i karrierës së këtyre xhepistave të vegjël të shoqërisë civile.
Sepse Veliaj e di shumë mirë se kjo botë kështu e ka, çdo kush nga njerëzit e implikuar në këtë skemë do të kujdeset për veten e vet dhe Veliaj pak nga pak do të mbetet zbuluar.
Këto ditë, pasi gazetarët sapo kanë filluar të kërkojnë zbardhjen e korrupsionit në shoqërinë civile, në zyrat e MJAFT Tiranë ka plasur kriza. Emrat e personave të mplikuar në skemë ndodhen në faqen prezantuese të Lëvizjes MJAFT dhe njëri ndër personat që Veliaj e ka prezantuar edhe si një ndër vazhduesit e Fondacionit MJAFT, Leart Kola deklaroi se ai sdi gjë pasi persona të tjerë janë marrë me këtë punë. Në fakt të gjithë në MJAFT e dinë këtë histori, por askush nuk i del dot për zot. Problemi është që institucionet ligjore do të merren me të gjithë emrat e implikuar dhe duke qenë se kjo çështje ka sensibilitet edhe elektoral, duket se ditë të turbullta do të vijnë për njerëzit e Velisë të cilët janë nën presion që të heshtin, pavarësisht se nuk ka rëndësi më se kush flet e kush jo, pasi faktet tashmë janë dokumentare.
***
Bashkangjitur në një faksimile është deklarimi i Lëvizjes MJAFT i marrë dje në ëebsitin ëëë.mjaft.org se Antuen Skenderi, që nga viti 2007 mbulon marrëdhëniet ndërkombëtare të Fondacionit MJAFT, fakt i cili kundërshton deklarimet e Leart Kolës se Fondacioni MJAFT është mbyllur pasi ka përfunduar misionin e vet. Nëse Fondacioni MJAFT është mbyllur, përse duhej që Antuen Skënderi të vazhdojë të punojë për Fondacionin MJAFT? Po Antuen Skënderi, e di që është i pari person që do të thërritet për të dhënë sqarime? Mbi të gjitha, kush e paguan dhe kush e financon rrogën e Antuen Skënderit?

Last Updated on Saturday, 30 May 2009 15:33

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›