E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci Zedhenes i tezave serbe

PSV

Në mesin e reagimeve të politikës shqiptare, ajo e PSV-së ka qenë më e drejtpërdrejta në raport me parlamentarin zviceran, Dick Marty. “Dick Marty është një zëdhënës i rëndomtë i tezave ultranacionaliste serbe. Marrja e një nisme të tillë menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dëshmon qartazi prapavijën politike antishqiptare që ka motivuar raportin e sajuar të deputetit Marty”, shprehet në një deklaratë për shtyp kreu i PSV-së, Petro Koçi. Ai ka shprehur mbështetjen e vet për “qëndrimin e përbashkët të partive politike në Shqipëri e Kosovë”, duke vijuar më tej me një kërkesë për “reagimin e menjëhershëm të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›