Koçi, shtesa për raportin “Basha”
• Anëtari i Këshillit të Legjislacionit, socialisti Petro Koçi paraqiti disa propozime të reja në lidhje me raportin për heqjen e imunitetit të deputetit të PD-së, Lulzim Basha.“Argumentimi i prokurorit të Përgjithshëm për nevojën e procedimit penal të deputetit Lulzim Basha, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive ligjore të të gjithë personave të përfshirë në shkeljet ligjore të konstatuara prej saj, rezulton logjik dhe i mbështetur në të dhëna serioze”, shprehet Koçi. Sipas tij, “shkeljet e konstatuara nga Prokuroria rezultojnë në mospublikimin në Fletoren Zyrtare të vendimeve nr.460, datë 10.07.06 dhe 856 datë 27.12.06 i KM në kundërshtim me nenin 117/1 të Kushtetutës, përzgjedhja e konsulentit “Ecorys group” është bërë në shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi”.