E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Balta, platformë politike e qeverisë Berisha

Zëdhënësja e Kryesisë së PS, Mimi Kodheli deklaroi se Berisha dhe Meta janë bashkë dhe duan të fitojnë për të bërë së bashku edhe 4 vjet të tjera atë që kanë bërë 18 vjet me radhë. Kodheli reagoi edhe ndaj sulmit të familjes së Edi Ramës nga kryeministri Berisha. Kryeministri sulmoi me një primitivizëm që ska asnjë lidhje me kodin etik të familjes europiane kryetarin e opozitës dhe familjen e tij. Të njëjtën gjë po bën prej javësh edhe e gjithë shpura e oborrtarëve të tij, u shpreh Kodheli. Këtë sjellje të Berishës, Kodheli e ka cilësuar baltosje të kthyer në platformë politike të PD- së, e cila flet më mirë se çdo koment për krizën e ideve dhe të rezultateve të kryeministrit e të qeverisë së tij. Sipas saj, kryeministri e shpalli hapur qëllimin e tij për tu bashkuar me Ilir Metën për të bërë qeverinë pas 28 qershorit, përderisa nuk i fiton dot votat i vetëm. Më tej, Kodheli bëri apel të gjithë qytetarëve të Tiranës të marrin pjesë në manifestimin e madh të ditës së diel ora 18:00 në Sheshin Skënderbej. Sipas saj, ky bashkim duhet bërë për një Shqipëri të re, ku korrupsioni nuk bën ligjin e nuk kap qeverinë dhe ku fjala e përfaqësuesve të popullit nuk përdoret për shpifje e fyerje ndaj kundërshtarit politik e familjes së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›