E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Berisha, i dëshpëruar nga humbja

Partia Socialiste reagoi menjëherë dje pas deklaratave të Kryeministrit në adresë të opozitës. Zëdhënësja e kryesisë së selisë rozë, Mimi Kodheli, rezervoi si përgjigje dëshpërimin e Kryeministrit për humbjen e zgjedhjeve. Sipas Kodhelit, më 28 qershor, shqiptarët do të zgjedhin të ardhmen që e përfaqëson Edi Rama dhe jo të shkuarën e Sali Berishës.

"Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara, thotë një fjalë e mençur, që sot i shkon shumë përshtat Sali Berishës, i cili kapet pas punëve të Bashkisë së Tiranës, si i mbyturi pas fijes së barit, në përpjekjen e dëshpëruar për të shmangur humbjen e tij të sigurt më 28 qershor, kur shqiptarët do të zgjedhin të ardhmen e Edi Ramës, jo të shkuarën e Sali Berishës", u shpreh Kodheli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›