Oferta e Ramës blen grekët e Dules, PBDNJ braktis Berishën

Dule zyrtarizon marrëveshjen para dhe pas zgjedhore me PS
Profesori i pazareve, Edi Rama më në fund arriti të blinte partinë e grekëve. Kjo parti e cila është anëtare e koalicionit qeveritar më në fund ka vendosur ti bashkëngjitet koalicionit të Edi Ramës. Udhëzimet e socialistëve nga Athina dhe ofertat joshëse të Edi Ramës për grekun Dule, duket se kanë mbyllur përfundimisht kontratën paraelektorale të minoritetit grek me socialistët shqiptarë. Vangjel Dule nëpërmjet kësaj ;lëvizje ka përçarë sërish minoritetin grek duke rikrijuar një tjetër përçarje midis tyre. Ka qenë ish ministri Barka i cili ka dalë kundër kësaj marrëveshje duke e cilësuar amoral veprimin e Dules. Ditën e djeshme PBDNJ dhe organizata Omonia, kanë vendosur ti bashkohen të majtës, në justifikimin se nuk kanë gjetur mirëkuptim në partinë Demokratike për kërkesat e tyre. Vetë Dule ka qenë kritik ndaj Berishës, javën e shkuar, në kongresin elektoral të partisë, gjë që bëri të mendohej se PBDNJ-ja nuk do të mendohej shumë për të nënshkruar një marrëveshje me partinë Socialiste. Në këtë mënyrë, forumet e PBDNJ-së, pas negociatave me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama, vendosën bashkëpunimin me këtë të fundit. Ka qenë vet kryetari i PBDNJ-së, ai i cili ka shpallur zyrtarisht hyrjen në koalicionin e opozitës së majtë Bashkimi për Ndryshim. Vendimi u mor në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Negociatat me kryeministrin Berisha, dështuan. Me partinë Demokratike nuk gjetëm një terren të përbashkët. Ne jemi për integrimin e vendit dhe vendimi ynë erdhi me një korrektësi të madhe, është shprehur Dule. Sipas tij, objekti kryesor i PBDNJ-së në këtë marrëveshje zgjedhore, ka qenë dhe do të mbetet përshpejtimi i objektivit strategjik të historisë moderne të vendit tonë, që është integrimi në BE si dhe njohja dhe respektimi i të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. Edhe pse vendimi tashmë është marrë, Dule dhe partia e tij shprehen të ndërgjegjshëm se një mirëkuptim i plotë është pothuajse i pamundur me socialistët, ashtu siç ka qenë edhe me demokratët. PBDNJ dhe Omonia kanë vendosur se pavarësisht nga fituesi i zgjedhjeve, pozicioni i tretë në koalicionin e majtë do të ruhet edhe nëse do të jenë në opozitë. Marrëveshja është e qartë, do të jetë para dhe pas elektorale. Nëse shoqëria shqiptare, ne, dhe koalicioni të që u bëmë pjesë, do ti rezervohet roli i opozitës, do të jemi opozitarë të devotshëm dhe të përkushtuar. Në qoftë se do të jemi fituesit, do të jemi në vijën e parë të reformave të thella, të gjithanshme, pa marrë parasysh koston politike që shpeshherë i ka bërë ato deri më sot të jenë të cunguara dhe afatshkurtra, sqaroi ai lidhur me pozicionin e kësaj partie, nëse koalicioni i djathtë fiton një mandat të dytë. Por, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth kësaj marrëveshje. Sipas tij edhe pse kjo forcë politike është e baraslarguar në filozofinë si parti nga të dyja partitë kryesore në vend, si nga Partia Demokratike, edhe nga ajo Socialiste, negociatat me Partinë Socialiste e çuan në konkluzionin se mund të bashkëpunojmë me këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Po ashtu Dule deklaroi se nuk ka asnjë tension mes partisë që ai drejton dhe organizatës Omonia. Mësohet se gjatë paradites së djeshme, teksa pritej vendimi përfundimtar për pozicionimin e PBDNJ-së, kryetari i kësaj partie ka zhvilluar një takim me kreun e partisë Socialiste, Edi Rama. Dy kryetarët kanë diskutuar kokë më kokë për më shumë se një orë në selinë e PS-së.
PBDNJ e përçarë brenda saj
Burime mjaft të besueshme brenda PBDNJ-së, kanë bërë të ditur për gazetën se në këtë parti ekzistojnë dy rryma, që mbështesin secila dy krahët e politikës në vend. Një prej grupimeve, i cili konsiderohet edhe më i madhi, kërkonte që PBDNJ të pozicionohej dukshëm me koalicionin aktual qeveritar në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa grupimi tjetër, dëshironte që koalicioni të zgjidhej pas mësimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kundër një aleance para dhe paselektorale me socialistët, janë shprehur edhe përfaqësuesit vendor të PBDNJ-së, në Gjirokastër, të cilët zotërojnë prej katër vitesh poste të rëndësishme në drejtimin e ndërmarrjeve publike si në Zyrën e Punësimit, Drejtorinë e Trajnimit Profesional, Drejtorinë e Rrugëve në Gjirokastër, Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve, Drejtorinë e Ujërave Fshat etj, për të kulmuar me postin e Prefektit të Gjirokastrës i cili mbahet nga Spiro Ksera.
Përçahet PBDNJ, Barka kundër koalicionit me PS-në
Shpallja e koalicionit me Partinë Socialiste ka sjellë reagimin dhe distancimit të një personazhi jo pak të rëndeshim. Fjala është për ish-ministrin e Punës dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë Berisha, Kosta Barka, i cili është distancuar nga vendimi i partisë për t'iu bashkuar koalicionit të partive të majta. Barka është shprehur kundër kreut të partisë Vangjel Dule. Madje duke shtuar se është amoralitet fakti që kjo parti aktualisht është në koalicion me PD-në dhe tani shpall koalicion me Partinë Socialiste. Nga ana tjetër mësohet se me Kosta Barkën pritet që në ditët e ardhshme të ketë edhe zëra të tjerë në parti që do ta mbështesin.