E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Durrës-Kukës përurohet një ditë para zgjedhjeve

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, qeveria do të presë shiritin e përurimit të rrugës Durrës-Kukës. Lajmin e ka dhënë vetë Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, duke saktësuar se kjo rrugë do të përfundojë me datë 27 qershor. Gjatë një vizite në stendat e vendosura pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë me foto nga punimet në rrugën Durrës-Kukës, ministri Olldashi, duke e konsideruar këtë stendë si një shkollë inxhinierie ftoi edhe opozitën të vizitojë këtë rrugë. Kjo ekspoze, përveçse vlerëson veprën më të madhe të realizuar ndonjëherë në Shqipëri , i jep mundësinë edhe qelbësve të politikës, të paktën virtualisht ta përshkojnë këtë rrugë, të vijnë ta shikojnë përmes fotove pasi nuk kanë marrë kurrë mundimin ta shikojnë atë realisht, të shikojnë veprat e saj, detajet që janë të pakrahasueshme me gjithçka tjetër që është bërë deri më sot, deklaroi Olldashi. Ekspozita është punuar nga një grup pedagogësh të universitetit. Stenda, e cila përmban foto të punimeve të rrugës Durrës-Kukës është vendosur nga shoqëria civile, në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë përgjatë një javë kjo ekspozitë do të lëvizë edhe në qytete të tjera të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›