E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Rama 60 leje ndërtimi për dy persona, gati dosja për në prokurori

Komisioni Rama 2 zbardh gropën e zëzë të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës
Komisioni hetimor Rama 2 ngritur nga parlamenti për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës që nga shkurti i vitit 2008 e deri në mbledhjen e fundit të KRRT-s, së shpejti do të çojë në Prokurori dosjet me faktet e mbledhura për të gjitha abuzimet e kryera. Këtë e bëri të ditur dje Kryetari i Komisionit Ferdinand Xhaferi, gjithashtu edhe dy anëtarët e tjerë të komisionit hetimor, Aldo Bumçi dhe Edi Paloka. Raporti i hetimit për dhënien e lejeve të nderimit vetëm dy personave do të jetë i përbërë nga 3 pjesë. Pjesa e parë do të përmbajë argumente mbi ligjshmërinë e komisionit, pasi opozita ka ngritur propozime mbi kushtetutshmërinë e tij.Pjesa e dytë do të përbëhet nga objekti i hetimit, ndërsa e treta do të paraqesë abuzimet e bëra me lejet e ndërtimit dhe kostot financiare. Veç të tjerave, në fjalën e hapjes Xhaferi denoncoi publikisht praktikën e dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës që nga data 26 shkurt e vitit 2008, praktikë e cila është fokusuar dhe e dominuar vetëm nga 2 individë, të cilët sipas Xhaferit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Kryebashkiakun Rama. Në 5 mbledhjet e mbajtura të KRRT-s së Bashkisë së Tiranës gjatë 2 viteve të fundit, 43 leje ndërtimi i ka marrë Atelier 4 e Alban Eftimiut, ndërsa 16 leje ndërtimi i ka marre Artan Shkreli. Sipas komisionit hetimor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, janë konstatuar shkelje të mëdha në çdo mbledhje që ka mbajtur Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) gjatë viteve 2008-2009, ndërkohë ekspertët e komisionit janë në punë e sipër duke përgatitur raportin përfundimtar mbi abuzimin dhe koston financiare. Sot po prezantojmë praktikën e dhënieve të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, të cilat janë dominuar plotësisht nga Alban Eftimi ish shef urbanistike në Bashkinë e Tiranës e aktualisht përfaqësues i Edi Ramës në KRRT dhe Artan Shkreli po përfaqësues i Edi Ramës si anëtarë KRRT-je. Sikurse e shikoni në 5 mbledhje KRRT-je Alban Eftimi merr më shumë se 8 leje për mbledhje. Janë bërë 5 mbledhje KRRT-je dhe 43 janë dhënë për Alban Eftimin, ndërsa 16 për Artan Shkrelin. Kanë pas një cikël, që gjatë gjithë vitit 2008 rreth 1/3 leje të ndërtimit i merrnin vetëm dy persona, konkretisht Edi Rama dhe Alban Eftimi. Prandaj parlamenti u detyrua të mblidhte këtë komision hetimor. 2 mbledhjet e fundit me 22 mars dhe 17 prill kaluan çdo përmasë dhe filluan të monopolizojnë rreth 70 % të lejeve të ndërtimit. Mbledhja e fundit e KRRT, nga 30 leje në total Alban Eftimi merr 19 leje ndërtimi, u shpreh Xhaferi. Sipas kryetarit të komisionit, Ferdinand Xhaferri, studiot e projektimit të Alban Eftimit dhe Artan Shkrelit, të dy ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe aktualisht anëtarë të KRRT-së, dominojnë të gjithë numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna përgjatë viteve 2008-2009. Xhaferi bëri të ditur se siç shikohet më shumë se 60% të lejeve të ndërtimit në mbledhjet e fundit kalojnë vetëm për Alban Eftimin. Në 5 mbledhjet që ka zhvilluar KRRT-ja përfshi edhe këtë të 22 marsit, Alban Eftimit gjithmonë ka qenë prezent me nga 8 leje për mbledhje duke dominua 1/3 e të gjitha lejeve në total. Oreksi kaloi parashikimet e çdo përmase dhe në 2 mbledhjet e fundit duke marrë për vete mbi 50 % të lejeve të ndërtimit. Ne kemi mbledhur të gjithë sipërfaqet e lejeve të ndërtimit bashkë me vlerën në euro. Ndërkohë po përgatitemi për të hedhur bazën e raportit hetimor, Pra aktualisht po vazhdon puna intensivisht dhe raporti do të jetë i ndarë në 3 pjesë. Në pjesën e parë do të argumentohet legjitimiteti i komisionit hetimor, meqenëse janë ngritur pretendime nga opozita aktuale lidhur me kushtetutshmërinë e komisionit hetimor, i cili sipas tyre nuk mund të mbahet në 4- mujorin e fundit e zgjedhjeve. Dua të theksoi se komisioni shkon për shtat më kushtetutën dhe respekton korrektësisht kushtetutën pa shkelur asnjë ligj, tha Xhaferi.  Për pjesën e dytë të raportit të komisionit hetimor, Xhaferi theksoi se do të përmbajë objektin e hetimi, ku siç dihet çdo dy fjali do të përmbajnë emrat e Alban Eftimiut dhe të Edi Ramës. Ndërsa pjesa e 3-të dhe përfundimtare e raportit do të përmbajë të detajuara shkeljet e konstatuara me lejet e ndërtimit, metrat katrore dhe koston financiare, pasi në total janë dhënë rreth 60 leje ndërtimi të dominuar nga 2 individë. Sipas Xhaferit, raporti përfundimtar i komisionit do ti dërzohet së shpejti Kuvendit dhe Prokurorisë.
Bumçi: Monopolizimi i lejeve të KRRT-s falimentoi shumë firma ndërtimi
Në fund të mbledhjes së Komisionit parlamentar për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, të dominuar vetëm nga dy persona, ish Ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, u shpreh se monopolizimi i lejeve të ndërtimit ka bërë që të prishen shumë kontrata midis firmave ndërtuese dhe pronarëve, pasi lejet janë dhënë sipas preferencave për ndërtuesit. Sipas Bumçit, industria e ndërtimit në kryeqytet është dominuar vetëm nga dy njerëz, duke i eliminuar të gjithë firmat e tjera ndërtuese.
 ****************************************************************************************************************
Hetimi Rama, Paloka: Provat janë evidente, Prokuroria nuk ka nevojë të hetojë fare për të kuptuar korrupsionin
Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisioni parlamentar për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, deputeti i PD-së, Edi Paloka tha se dosja do të shkojë në Prokurori me faktet e mbledhura për abuzimet e kryera nga KRT-ja e kryeqytetit dhe qytetarët do të shohin më së fundmi se cila është Prokuroria në të vërtetë. Ne e kemi deklaruar deri tani se cila është Prokuroria, që është një prokurori politike, por tani do t'i çojmë edhe këtë dosje dhe do të shohim se si do veprojë me të. Faktet janë evidente dhe Prokuroria nuk ka nevojë të hetojë fare për të kuptuar që Edi Rama është i zhytur në korrupsion. Ky është një fakt që e dinë të gjithë qytetarët dhe ne po japim vetëm një pjesë të fakteve, ku do të shohim dhe qëndrimin e organit të akuzës ndaj tyre, tha deputeti i PD-s, Edi Paloka. Sipas tij këto fakte konkrete dhe të qarta do të dëshmojnë edhe një herë nëse funksionon apo jo Prokuroria në vendin tonë. Veç të tjerave deputeti demokrat gjithashtu, theksoi se Edi Rama, kryetar i PS-së, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, meqenëse ka blerë më shum se gjysmën e mediave, ndikon tek ato duke sajuar zhurma të paqena kundër mazhorancës, me qëllim  mbulimin e skandaleve të tij me lejet e ndërtimit. Paloka theksoi se zhurmat për të fshehur skandalet janë një praktikë e përsëritur shumë herë nga Rama. Sipas tij në të gjithë Shqipërinë, pothuajse pjesa më e madhe që janë vendosur si kandidatë për deputet janë ndërtues. Komisioni hetimor i ngritur me një vendim të Kuvendit në muajin prill, ka objekt të tij hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për periudhën 1 janar 2008 e në vazhdim. Edhe kësaj radhe opozita refuzoi të bëhet pjesë e këtij hetimi duke e cilësuar komisionin si antikushtetues. Projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor u nënshkruar pak ditë më parë nga rreth 40 deputetë të maxhorancës, i cili u paraqitur në Kuvend nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri.
Komisioni hetimor tashmë përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga shumica parlamentare dhe 4 nga opozita, ndonëse anëtarët e opozitës kanë refuzuar të marrin pjesë. Kryetari i tij do është nga grupi politik nismëtar, përkatësisht Ferdinant Xhaferii, ndërsa nënkryetari nga opozita. Ndërkaq, gjatë seancës dëgjimore të komisionit hetimor në lidhje me praktikën e lejeve të ndërtimit, ka paraqitur disa shkelje edhe Agjencia e Prokurimeve Publike, e cila ka konstatuar ndjekjen e procedurave të gabuara në tenderime. Kështu drejtoresha e APP, Klodijana Cenkaj, ka informuar mbi paligjshmërinë e lejeve të ndërtimit duke shkelur ligjin e Prokurimeve.  

****************************************************************
Topalli: Rama, trusti i lejeve të ndërtimit
Në një takim me banorë të Kopliku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›