Socialistët i kërkojnë llogari Berishës për aferat korruptive të djalit dhe vajzës së tij

Balla: Shkëlzen Berisha ka përdorur firmën, karrigen e kryeministrit në shërbim të biznesit në Gërdec
Socialistët kërkojnë që Berisha të përgjigjet për akuzat që po i bëhen djalit të tij, si i implikuar me aferat e tregtisë së armëve, që u zbardhën pas shpërthimit të Gërdecit. Partia Socialiste ka shprehur dje publikisht shqetësimin për qeverisjen e vendit. Nisur nga lajmet e publikuara mbi Shkëlzen dhe Argita Berishën, në një prononcim për mediat para godinës së kryeministrisë, deputeti socialisit Taulant Balla deklaroi se qeveria shqiptare nuk drejtohet nga ministrat, por nga fëmijët e kryeministrit Berisha. Balla madje shtoi se ministrat që duhet të qeverisin vendin, në fakt japin llogari para djalit të Sali Berishës, Shkëlzenit. Sali Berisha ende vazhdon të mos japë përgjigje sesi ministra të tij, siç ishte Aldo Bumçi raportonte për vendime dhe për sugjerime të Ministrisë së Drejtësisë jo tek babai, po tek i biri. Kjo është shkresa ku Aldo Bumçi i drejtohej zotit Shkëlzen Berisha. Sali Berisha pra duhet të japë përgjigje se djali i tij ka përdorur vulën, firmën, karrigen e kryeministrit për tu vënë në dispozicion të një biznesi vrastar, sikurse ishte biznesi i Gërdecit, u shpreh Balla, duke iu referuar këtu publikimeve më të fundit në media mbi informacionet se Shkëlzeni është kontaktuar nga ish- ministrat Mediu dhe Bumçi për pazaret me armët në Gërdec. Berisha të flasë. Pse ministrat raportojnë tek djali i tij Shkëlzeni?, ishte pyetja që Balla i drejtoi në emër të PS nëpërmjet mediave, kreut të qeverisë. Më tej, Balla ai iu referua edhe rastit kur vajza e Berishës kontaktoi një biznesmen të huaj duke negociuar për ti shitur tokat në Porto Romano të biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, që u hetua nga prokuroria shqiptare për pastrim parash. Berisha të sqarojë opinionin se pse vajza e tij takson biznesin e huaj apo vendas, me fatura me të cilat ku ajo kërkon para të majme për takime dhe kontrata me kompani shtetërore siç ishte KESH. Qytetarët ta dinë se Argita kërkon 200 euro në orë për të takuar thjesht një kompani, por kërkon 8.150 euro për takime me kompani shtetërore si KESH, u shpreh Balla, i cili shtoi se sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave duhet të marrë vendime që lidhen me politika e përgjithshme shtetërore. Ai pohoi gjithashtu se Këshilli i Ministrave merr vendime se si do të investohen paratë e shqiptarëve, merr vendime se si do të jepen me koncension apo do të privatizohen pasuritë e shqiptarëve, merr vendime se si do të investohen paratë e shqiptarëve në investime publike. Ky duhet të ishte orientimi i vërtetë, sipas deputetit socialist Balla, për një qeveri që punon për shqiptarët. Por, në realitet, sipas tij, kjo qeveri në këto 4 vite nuk ka punuar në interes të shqiptarëve. Interesi i vetëm i kësaj qeverie, i këtij Këshilli të Ministrave, ka qenë interesi i familjes dhe oborrtarëve të Sali Berishës. Në fund të deklaratës, Balla vlerësoi se kjo është familja që drejton këtë institucion. Ky institucion nuk drejtohet nga njerëz të zgjedhur, por mbreti, princi e princesha që janë kryeministri Sali Berisha, djali dhe vajza e tij, ka përfunduar Balla.
Takimet e Mediut me Shkëlzen Berishën
Vetëm tre ditë pas shpërthimit tragjik të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Mediu janë takuar në Ministrinë e Mbrojtjes në zyrën e ministrit. Atëkohë nuk u bë asgjë publike, përveçse secila palë shfajësohej për çka kishte ndodhur në Gërdec, duke larguar përgjegjësinë nga vetja. Por, një gjë është tashmë e zbardhur, që Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha kanë pasur një marrëdhënie mjaft të fortë, ndryshe nga sa kanë pretenduar. Në dy blloqet e shënimeve të sekretares së ministrit, të sekuestruara nga prokuroria e Përgjithshme dhe që janë pjesë e dosjes Gërdeci, rezulton se Shkëlzen Berisha është takuar 9 herë të tjera përgjatë muajve, maj, korrik dhe gusht të vitit 2007, pikërisht në javët dhe muajt në të cilat firmosej dhe merrte udhë kontrata mes SAC-Albademil dhe MEICO për demontimin në Gërdec. Të gjitha takimet janë zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, përveç telefonatave të shumta mes tyre, tashmë të dokumentuara nëpërmjet tablateve.
Last Updated on Thursday, 14 May 2009 13:06