E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Centrali Bërthamor, dhurata e mirënjohjes së Berishës dhe Topallit për Shkodrën

Zëdhënësja e PS, Mimi Kodheli ka reaguar kundër ngritjes së Centralit Bërthamor në qytetin e Shkodrës. Ajo e ka cilësuar si dhuratën e mirënjohjes së Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për Shkodrën. Të ndërtosh një central bërthamor në këtë qytet kaq të bukur është e patolerueshme. Duke patur parasysh eksperiencën e hidhur të qeverisë me fabrikën e municioneve në Gërdec, ky projekt krijon veç pasiguri dhe rrezikshmëri, u shpreh Kodheli, duke shtuar se banorët e Shkodrës nuk e duan këtë central bërthamor në qytetin e tyre dhe askush nuk mund ti detyrojë ata ta pranojnë këtë projekt.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›