E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania amerikane Greenberg Quinlan Rosner trajnon kandidatët për deputetë të LSI

Kompania amerikane Greenberg Quinlan Rosner, e cila po asiston prej më shumë se një muaji fushatën zgjedhore të LSI-së, ka nisur zhvillimin e disa trajnimeve në selinë qendrore të LSI, si dhe në rrethe të ndryshme të vendit. Trajnimet zhvillohen kryesisht me kandidatët për deputetë dhe menaxherët e fushatës zgjedhore të LSI, në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Edhe drejtues të lartë të LSI, kanë marrë pjesë në disa seanca trajnimi të kompanisë amerikane, që konsistojnë në përcjelljen sa më të qartë dhe efektive të mesazhit elektoral, si dhe në punën me median dhe me njerëzit. Gjatë këtyre ditëve, kompania amerikane ka zhvilluar disa trajnime në qytetin e Vlorës, trajnime në të cilat janë përfshirë edhe drejtues dhe anëtarë të shtabeve elektorale të LSI në Vlorë. Kompania amerikane ka prezantuar një strategji të veçantë kryesisht për tre qarqe, për qarkun e Vlorës, për qarkun e Beratit dhe për qarkun e Fierit. Kjo strategji do të zbatohet në bashkëpunim me kandidatët dhe menaxherët e fushatës zgjedhore të LSI në këto qarqe, për të arritur objektiva maksimale të kësaj force politike në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›