Mëhilli: Rama kërkon të mbulojë abuzimin me lejet e ndërtimit me procesin zgjedhor
Pas dërgimit të letrës së kryetarit të PS, Edi Rama ka reaguar zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli, duke u shprehur se Z. Rama për të mbuluar megaskandalin e tij të djeshëm në mbledhjen e KRT-së së Tiranës në të cilën mori për vete dhe Eftimin e tij 19 leje nga 28 lejet e ndërtimit që ishin gjithsej duke u ngjitur kështu i zhveshur në majën e piramidës së vjedhjes dhe korrupsionit lëshon çdo ditë përçatje i tmerruar nga akti i tij prej megakorruptori.
Sipas saj, Rama duke parë se procesi i pajisjes së qytetarëve me karta po ecën shumë mirë, duke parë se nga vendimi i fundit i Qeverisë përfitojnë me çmime simbolike nga 2 mijë lekë të vjetra e deri falas rreth 700.000 votues, tani flet se po cënohet liria e tyre për të votuar. Duke iu drejtuar Ramës, Mëhilli u shpreh se po ata 1.2 milionë qytetarë që dokumentin e identitetit PASAPORTEN e kanë blerë me 50 mijë lekë? Cfarë janë? Apo janë qytetarë të gjobitur me 30 mijë lekë për dokumentat e tyre?. Sipas Mëhillit, Rama siç u merr 500 lekë qytetarëve për një certifikatë dhe nuk ju a jep ato pa paguar taksat e gjelbërimit dhe pastrimit, për të cilat keqpërdor 1 dhe 7 për të vjedhur, nuk ka koncept tjetër lirie përveç mashtrimit trillimit dhe plaçkitjes në Bashki. Shkruaj letra 3 herë në ditë, shpif e trillo nga mëngjesi deri në darkë, të jesh i bindur se në 28 Qershor do të marrësh fundin që ti meriton, u shpreh Mëhilli, duke iu drejtuar Ramës.
Last Updated on Sunday, 19 April 2009 10:10
Last Updated on Sunday, 19 April 2009 10:10