Kodheli Kemi vullnetin e mire per amnisti reale dhe jo elektorale

Opozita e ka vullnetin e mire te nje amnistie fiskale por ajo kerkon nje amnisti reale dhe jo populiste e elektorale tha deputetja e PS Mimi Kodheli gjate seances se sotme parlamentare ku po diskutohet projektligji per amnistine fiskale i propozuar nga qeveria.
Duke e vleresuar amnistine si nje projektligj me qellime elektorale dhe ta padrejte Kodheli tha se opozita kerkon nje amnisti gjitheperfshirese. Ky projektligj ka gjetur kundershtimin e biznesit si diskriminues dhe jofunksional. Kjo e ashtuquajtur amnisti eshte nje tentative per te reduktuar borxhin e qeverise.
Projektligji qe ju na keni paraqitur eshte ne kundershtim me ligjin Antimafia.
Qeveria do te lejoje mbajtesit e parave te pista ti legalizojne ato. Amnistia do te sjelle humbje te kredibilitetit te administrates se brishte tatimore. Amnistia eshte nje alternative e varfer kundrejt punes per nje administrate me te mire tatimore vuri ne dukje deputetja socialiste.
Duke theksuar qendrimin kunder te opozites ndaj amnistive afatshkurtra qe prodhojne vota elektorale deputetja e PS-se tha se kjo eshte nje tentative e mjere qe behet per te fajesuar opoziten se ajo eshte kunder ketij projektligji.
Ju kerkoni nje pazar elektoral jo nje zgjidhje te problemeve te biznesit. Borxhet qe ju kerkoni te falni jane borxhe qe nuk do tju paguhen kurre dhe kjo per faj te keqqeverisjes suaj tha ajo.
Duke e ftuar mazhorancen te ulet ne nje diskutim te te gjitha propozimeve opozita dhe grupet e interesit Kodheli theksoi se qeveria nuk mund ta perdore amnistine ne favor te votive.
Votat e shqiptareve nuk mund te blihen me amnistine fiskale. Shqiptaret kerkojne nje amnisti ekonomike dhe politike qe tu jape atyre shpresen per te dale nga tuneli ku ata ndodhen sot perfundoi Kodheli.