E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Kryeministri, baltë mbi opozitën

Socialistët reaguan menjëherë pas deklarimeve të Kryeministrit Sali Berisha në Pogradec. Zëdhënësja e kryesisë së selisë rozë, Mimi Kodheli, deklaroi se "është mjerim kur shikon Kryeministrin e Shqipërisë, i cili merr nga dora e një kryetari komune gërshërët për inaugurimin e një shkolle". Dhe që prej aty, shtoi ajo, hedh baltë mbi opozitën, a thua se është faji i opozitës pse në Shqipëri nuk ka punë, pse në Shqipëri nuk ka drita, pse në Shqipëri njerëzit nuk mund të mbyllin muajin me të ardhurat që kanë. "Shqiptarët meritojnë më shumë sesa maskarada e qeverisjes Berisha, shqiptarët meritojnë një politikë dinjitoze, politikën e re që opozita do të ofrojë me shqiptarët dhe për shqiptarët", insistoi Kodheli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›