E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu: Dyshimet për zgjedhjet e ardhshme

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka
marrë pjesë në Festivalin
Botëror të Paqes në Londër, të
organizuar nga Federata Universale
e Paqes. Moisiu, i cili mban
statusin e Ambasadorit të Paqes
për Shqipërinë në këtë Federatë,
ishte njëri prej personaliteteve të
shumtë botërorë, si ish-presidenti
i Sllovakisë, zoti Kovac, ishkryeministri
rumun, Viktor Çorba
etj., të cilët morën pjesë gjithashtu
në këtë Festival.
Ish-presidenti shqiptar ka
mbajtur një fjalim, përmes të cilit
ka theksuar rëndësinë e paqes,
por, nga ana tjetër, ai ka renditur
edhe faktorët që e prishin atë. "Besoj
se konfliktet krijohen jo nga
popujt, por nga udhëheqësit e
tyre. Janë këta udhëheqës që, në
kohë të ndryshme, kanë shtyrë
popujt e tyre të përplasen me njëritjetrin.
Si shkaqe kanë përdorur
etnicitetin, racën ose besimin fetar",
theksoi Moisiu. Më tej, ishpresidenti
është ndalur në rëndësinë
që merr roli i udhëheqësit të një
shteti në ndërtimin e paqes, jo
vetëm brenda vendit të tij, por
edhe më gjerë. "Nuk ka popuj të
këqij, por ka liderë të këqij", u
shpreh Moisiu, duke shtuar se,
janë udhëheqësit, ata që duhen
fajësuar për tragjeditë dhe
varfërinë e popujve.
Në Festivalin Botëror të Paqes,
Kosova është përfaqësuar nga zoti
Idajet Hyseni. Ai tha se "Kosova,
që prej një viti, është pranuar në
Këshillin Global të Federatës Universale
për Paqe. Kjo Federatë ka
lobuar për njohjen ndërkombëtare
të Kosovës. Tashmë që në
Kosovë është vendosur paqja, ne
na duhet ta ruajmë atë".
Ndërkohë "Shqip" u takua me
ish-presidentin Moisiu, menjëherë
pas përfundimit të Festivalit
të Paqes dhe i mori intervistën
e mëposhtme.
Kodi Elektoral u miratua
nga Parlamenti shqiptar.
Edhe kësaj radhe, emigrantët
nuk do të përfshihen në votime.
Si ish-president, ju
keni qenë i ndjeshëm ndaj
çështjeve të emigracionit...
Jam shprehur edhe më parë për
këtë çështje, ku kam theksuar se
përfshirja emigrantëve në votime
është një ide e mirë, pasi një e treta
e popullit shqiptar është jashtë
Shqipërisë. Ata janë një pjesë aktive
e shoqërisë, që kanë kontakt
të vazhdueshëm me demokracinë
dhe janë në gjendje të kontribuojnë.
Fatkeqësisht, kjo është
përdorur për demagogji politike.
Unë kam ngulur këmbë që në vitin
2003, ku, përmes një mesazhi dërguar
Parlamentit, kërkova të krijohej
ministria apo një komitet shtetëror
për emigracionin. Madje,
atë kohë pata biseduar edhe me
Kryeministrin Fatos Nano, e më
vonë, me zotin Sali Berisha. Ata
nuk e kundërshtuan këtë propozim,
por asnjëherë s‘e kanë
mbështetur.
Përse kjo indiferencë e
politikës shqiptare ndaj emigrantëve?
Fatkeqësia është se ata i përdorin
emigrantët për demagogji.
Shumë pak kanë bërë për ta. Kam
përshtypjen që politika shqiptare
i ruhet emigracionit për vetë arsyen
se kanë një edukatë tjetër dhe,
me sa duket, kjo nuk pëlqehet
shumë. Jo vetëm kaq, por është
problem shumë serioz që politika
shqiptare nuk tregon kujdes apo
nuk merret fare. Fatkeqësia e politikanëve
shqiptarë qëndron në
faktin se ata kërkojnë për pushtet,
jo për të ndërtuar shtet. Pushteti
merret për shtet, ku secili vendos
nga një tullë dhe sipas radhës është
populli që jep besimin, kur vjen
koha e zgjedhjeve.
A besoni se një ditë do të
marrë fund ky nënvlerësim
ndaj emigrantëve?
Shpresoj dhe besoj. E cilësoj të
domosdoshme që duhet të marrë
fund.
Le të ndalemi në situatën
parazgjedhore në Shqipëri.
Të gjithë pyesin: A do të këtë
zgjedhje me standarde evropiane
në vitin 2009? Cili është
mendimi juaj?
Është evidente që jemi ende
larg zhvillimit të zgjedhjeve normale
në Shqipëri. Ne nuk kemi
ende listat apo kartat e identitetit.
Kodi është miratuar nga Parlamenti,
por nuk është një çështje e
përfunduar, pasi ende nuk e ka firmosur
Presidenti i vendit, zoti
Bamir Topi. Kanë mbetur vetëm
disa muaj deri te data zgjedhjeve
të përgjithshme. Ne, problemin
më të madh e kemi pasur me listat
zgjedhore.
Më falni që po këmbëngul:
A do të jenë zgjedhjet e
2009-ës të lira, të ndershme
dhe pa probleme?
Dëshirën e kam të jenë të tilla.
Mirëpo, fakti që po vonohen
shumë, problem i regjistrimit të
popullatës duhet të jetë i saktë,
çështja kartave të identitetit është
ende e papërfunduar, më detyrojnë
të them se e kam të vështirë
të parashikoj si do të jenë. Dua të
theksoj se çështjen e pajisjes me
karta identiteti të shqiptarëve, ia
kam parashtruar Kryeministrit të
atëhershëm, Fatos Nano, pas një
vizite që pata në Moldavi, në vitin
2004. Atje pashë një skemë perfekte,
por nuk gjeta angazhimin e
tij. Janë marrë me tenderë e stërtenderë.
Unë jam i mendimit se
nuk ka qenë çështje tenderësh,
por më shumë një tejzgjatje e
qëllimshme.
Duke pasur parasysh të
gjitha këto problem që
parashtruat, mendoni se Shqipëria
rrezikon të zhvillojë
zgjedhje jo vetëm të lira, por
edhe sipas standardeve të
kërkuara në mënyrë konstante
nga Bashkimi Evropian?
Si qytetar shqiptar do të dëshiroja
që këto zgjedhje të përmbushin
standardet e kërkuara. Por,
duke parë problemet që theksova
më sipër dhe, duke njohur mentalitetin
që pushtetarët duan ta
mbajnë apo të vijnë në pushtet me
çdo kusht, pra kam dyshimet e mia.
Si u ndiet atë ditë kur nuk
u lejuat të vizitonit deputetët
në grevë urie?
Sigurisht që nuk u ndjeva aspak
mirë. Vetëkuptohet që një ishpresident
nuk mund të ndalohet,
aq më tepër që unë shkoja atje për
qëllime humane, pasi një pjesë të
deputetëve grevistë i njihja. Por ja
që te ne ndodhin çudira.
Gjatë kohës që ishit President,
keni "shuar" shumë
sherre politike. Nëse në të
ardhmen do t‘ju ofrohet
mundësia e të qenit mediator
për çështje të ndryshme,
a do ta pranonit?
Në Shqipëri nuk ndodhin të tilla
gjëra. Deri tani nuk kanë
ndodhur, sepse nëse një personalitet
le detyrën, e shikojnë me sy
të shtrembër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›