Kodheli: Meta jo diversionin ndaj PS
PS dhe LSI kanë vazhduar edhe dje replikat në distancë në lidhje me referendumin për Kushtetutën.
Aristir Lumezi
Selia rozë iu përgjigj negativisht kërkesës së bërë dy ditë më parë nga kreu i LSI-së Ilir Meta, ku i kërkohej Ramës dhe deputetëve socialistë të distancoheshin nga kurthi i Sali Berishës. Dje zëdhënësja e kryesisë socialiste, Mimi Kodheli, përmes një komunikimi me median, e cilësoi diversion dhe shantazh kërkesën e kreut të LSI-së, duke lënë të kuptohet se PS nuk lëviz nga qëndrimi i saj në lidhje me ndryshimet e reja kushtetuese. "Ne e ftojmë Ilir Metën t'i flakë tutje armët e politikës së vjetër duke ndalur diversionet, shantazhet dhe ultimatumet për Partinë Socialiste, duke ulur tonet çjerrëse e duke u ngritur në nivelin e shqetësimeve reale të vendit e të njerëzve për të kontribuar pozitivisht, bashkë me të tjerët, në zgjerimin e frontit opozitar që do fitojë zgjedhjet e do hapë një faqe të re për Shqipërinë", tha Kodheli. Duke shprehur qëndrimin e kryesisë socialiste, Kodheli i cilësoi deklaratat e Metës të mbushura me mllef dhe gjuhën e politikës së vjetër. "Ilir Meta nuk po e gjen dot fillin e arsyes. Mllefi i ka errësuar shikimin dhe egërsuar gjuhën duke e kthyer vite prapa, tek llogorja e politikës së vjetër, pa sy për të parë problemet reale të njerëzve, pa veshë për të dëgjuar shqetësimet e vërteta të tyre, pa zemër për të ndjerë hallet e mëdha të familjeve shqiptare që nga politika duan shpresë e jo kërcëllitje dhëmbësh, bashkim zemrash e mendjesh e jo sherr e ulërima për karrige, zgjidhje konkrete për varfërinë e papunësinë, jo gënjeshtra me bisht për Kushtetutën", shtoi Kodheli. Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, i është përgjigjur Kodhelit, duke e konsideruar lidershipin socialist të pafuqishëm për t'u shkëputur nga kapja e Berishës. "LSI vlerëson se socialistët e vonë dhe të qelepirit që kanë uzurpuar lideshipin e PS-së dhe që i lidh me PS vetëm shpërdorimi për interesat e tyre personale i pushtetit dhe sakrificave të mijëra socialistëve që me përpjekjet e tyre larguan Berishën nga pushteti, e kanë shumë të vështirë që t'i shpëtojnë kapjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me Berishën në dëm të së majtës", u shpreh Vasili. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së shprehet se, "ka individë të papërgjegjshëm në lidershipin e PS-së që flasin lart e poshtë se si rritet kastraveci e domatja e që mendojnë se sipas tyre është kjo rruga e duhur. Ne u themi se është vetëm një rruga për të ruajtur shtetin nga shkatërrimi i themelit të tij. Kjo është mbrojtja e Kushtetutës së tij, ku në themel të saj janë investuar mbi 2 milionë shqiptarë". LSI edhe dje i përsëriti ftesën deputetëve socialistë që të kontribuojnë në firmosjen e nismës për referendum "për të mos lejuar që nenet e puçit të hyjnë në fuqi, sepse përgjegjësia do të jetë fatale për ta, sepse Berisha i cili deklaron se kjo Kushtetutë e ndryshuar në mbi 70% të saj është një Kushtetutë e re, pra nuk është gjë tjetër vetëm miratimi i Kushtetutës së hedhur poshtë nga populli më 1994".