Meta në Përmet: Fatet e rinisë, jo në duart e Sali pensionistit
Në një takim të zgjeruar me rininë e rrethit të Përmetit, kreu i LSI-së Ilir Meta i kërkoi të rinjve që të mos lejojnë Sali pensionistin të vendosë për të ardhmen e tyre.
Duke folur për ndryshimet kushtetuese të bëra pak ditë më parë në Parlament, Meta u shpreh se, ato godasin në thelb dhe në zemër Kushtetutën dhe parlamentarizmin në Shqipëri. "Shqipëria nuk mund të jetë më republikë parlamentare pas këtyre ndryshimeve kushtetuese të bëra nga PS-PD", vijoi Meta, "ajo mund të quhet një republikë berishiane, sepse ndryshimet që u bënë në Kushtetutë bëhen të gjitha në funksion të forcimit të jashtëzakonshëm të pozitave të Kryeministrit dhe në kurriz të parlamentarizmit, në kurriz në gjithë institucioneve kushtetuese, që janë garant për të drejta themelore të qytetarëve", u shpreh Meta. Më tej, kreu i LSI-së tha se Kushtetuta e Shqipërisë, për shkak të situatave me të cilën është përballur politika në këto dhjetë vite duhet të ndryshohej, por kurrsesi në këtë mënyrën të pandershme, në këtë mënyrën më jotransparente. Prandaj për të korrigjuar këtë puç, Meta ftoi edhe deputetin e Përmetit dhe të gjithë deputetët e tjerë të ndahen nga puçi i Berishës. Më pas duke ju drejtuar të pranishmëve Meta ka renditur një sërë arsyesh për të cilat sot qytetarët duhet të dalin në protesta masive për të larguar njëherë e mirë këtë Qeveri, e cila dita-ditës po mashtron dhe varfëron popullin.