Çalik Hollding: Do të rrisim investimet në Shqipëri
Kompania Çalik Hollding ka reaguar dje ndaj akuzave të botuara në një të përditshme shqiptare, ku aludohej se Çalik Hollding do të shesë aksionet e saj në investimet në Shqipëri, Albtelekom dhe Eagle Mobile. Kompania Çalik Hollding në një deklaratë publike sqaron se ky lajm nuk ka asnjë lidhje më të vërtetën, është i pabazë, nuk përputhet me ndershmërinë e gazetarisë dhe botohet me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Sipas këtij sqarimi, Çalik Hollding në vitin 2007 me blerjen e Albtelekomit, operatorit më të madh të telefonisë fikse dhe internetit dhe në kuadër të kësaj kompanie edhe Eagle Mobile me qëllim bërjen e tij operatorin më të përzgjedhur në Shqipëri, investoi në vend më se 50 milionë euro. Krahas sektorit të telekomunikacionit, me investimet edhe në fushën financiare, Çalik Hollding, një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri, cilëson tërësisht si larg të vërtetës pretendimet se nuk është bërë asnjë investim. Çalik Hollding, që po vijon me gjithë shpejtësinë investimet, me Eagle Mobile brenda vetëm 6 muajve duke ngritur më se 300 antena dhe stacione sinjali dhe duke arritur në 11 muaj 386 mijë abonentë, ka për qëllim të ofrojë shërbimin më cilësor me çmimet më të arsyeshme për opinionin shqiptar. “Në botë, s’mund të gjendet asnjë kompani telekomunikacioni e cila ka ngritur infrastrukturën në një periudhë prej vetëm tre muajsh duke nisur aktivitetin tregtar; Eagle Mobile me këtë sukses ka fituar edhe një çmim në Shqipëri. Eagle Mobile arriti në një mbulim për 6 muaj, të cilin kompanitë konkurrente e kanë përfunduar nga 2 vjet deri në 2 vjet e gjysmë dhe këtë e ka kryer me rrjetin e saj dhe duke mos bashkëpunuar me asnjë kompani tjetër”, - thuhet në këtë sqarim.
Më tej ai vijon se me investimet e kryera dhe ndihmesën e krijuar për ekonominë e Shqipërisë nga Çalik Hollding, kompania tjetër në kuadër të kësaj korporate Albtelekom, kompania lider në fushën e internetit, me shërbimet e cilësisë së lartë të ofruara, pa ndërprerje, me infrastrukturën e fuqishme teknike dhe fushatat speciale, po e shton përditë ndikimin në tregun e abonentëve individualë apo institucionalë. Pas investimeve të kryera, abonentët e shërbimit ADSL të Albtelekomit në muajin gusht 2008 shënonin shifrën e 1500 personave. Ndërsa në dhjetor 2008 Albtelekomi shënonte 18110 abonentë të këtij shërbimi duke marrë kryesimin në këtë treg në një kohë shumë të shkurtër. I gjithë ky shtim i numrit të abonentëve me gjithë rritjen e sasisë së shërbimeve, ka sjellë rritjen serioze të vlerës së Eagle Mobile dhe Albtelekomit në treg. Çalik Hollding e sheh Shqipërinë si një derë që hapur drejt Evropës dhe po i vijon investimet e tij me shpejtësi të plotë në Ballkan. Për këtë arsye, pretendimet se Çalik Hollding s’ka bërë asnjë investim apo që do të shesë Eagle Mobile dhe Albtelekomin, janë të pabaza dhe tërësisht larg të vërtetës. Çalik Hollding me gjithë investimet që ka kryer deri tani, bën të ditur se ruan të drejtën e mbrojtjes së të drejtave ligjore para atyre që kanë publikuar këtë pretendim të pavërtetë dhe kërkon nga botuesit të botojnë përgënjeshtrimin apo shkrim-përgjigjen sa më parë.