Investimet në energjetikë 3,5 miliardë euro
28/03/2009 Ministri i Ekonomisë
Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka theksuar në forumin “Crans Montana” se sektori i energjisë është sektori që ka njohur reformën më të thellë në këto tre vjet. “Kemi miratuar mbi 50 kontrata koncesionare në ndërtimin e veprave gjeneruese të energjisë elektrike. Këto kontrata do të gjenerojnë një kapacitet mbi 3000 MGW, pra më shumë se 2-fishi i kapacitetit të sotëm të instaluar në vend. Investimet e kontraktuara të sigurta deri tani janë afërsisht 3,5 miliardë euro, projektet më të mëdha do të fillojnë punë në fillim të vitit 2010”, - tha Ruli. Gjithashtu ai nënvizoi faktin se ky dikaster ka mundur të ofrojë investime të mëdha private në gjenerimin e energjisë elektrike. “Tashmë mund të themi që kemi realizuar suksesshëm hapat e parë të mëdhenj në drejtim të liberalizimit të tregut pasi kemi përcaktuar modelin e tregut dhe kemi ndarë Korporatën Elektroenergjetike në tre kompani të veçanta”, - tha Ruli. Ministria e Ekonomisë ka licencuar 8 parqe eolike dhe po i jep në rëndësi të veçantë mbështetjes së investimeve në burime të rinovueshme të energjisë, për të cilën kuadri rregullator tashmë është thuajse gati. Këtë vit sipas tij do të përfundojnë me sukses të gjitha privatizimet e mëdha strategjike, duke shënuar fundin e reformave strukturore.