E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhër-mbrojtje për 26-vjeçaren që denoncoi kunatin për pedofili

Korçë- Gjykata e Korçës ka vendosur urdhër-mbrotje për nënën që denoncoi kunatin për pedofili ndaj dy bijave të miturave. Juliana Zëmblaku një ditë më parë denoncoi ngacmimet seksuale ndaj dy vajzave të saj 4 dhe 6 vjeç nga xhaxhai i tyre 34-vjeçar Mikel Zëmblaku. Ky i fundit ka përfunduar në burg, duke mos pranuar akuzat për ngacmimin e mbesave të tij. Gjatë dëshmisë në polici, 26-vjeçarja ka shprehur shqetësimin e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, ndaj edhe vendimi i gjykatës e ka ndaluar atë t’i afrohet Julianës. Nëna e dy vajzave, e martuar prej 7 vjetësh, ka bërë të ditur se kishte konflikte të shumta me të shoqin, për shkak të kërkesave të vazhdueshme të saj për të denoncuar të vëllanë. Këto kërkesa kanë hasur në kundërshti dhe dhunë të vazhdueshme të këtij të fundit ndaj gruas, e cila ka vendosur ta braktisë atë me gjithë vajzat e vogla. Prej gati një jave, Juliana Zëmblaku po jeton te të afërmit e saj, megjithë dy vajzat, të cilat janë duke u trajtuar dhe nga një psikologe pas ngjarjes. Asaj tashmë i duhet të mbrohet edhe nga i shoqi, ndërsa i ka kërkuar ndihmë organeve të policisë edhe për veten, duke marrë një urdhër të posaçëm mbrojtjeje. I. Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›