Kodheli Nuk ka asnje kerkese zyrtare ne Kryesi
Kryesia e Partisë Socialiste deklaron se nuk ka asnjë dokument të dorëzuar zyrtarisht lidhur me ndonjë çështje të caktuar, përfshi këtu edhe për korrupsionin. “Nuk ka asnjë dokument zyrtar, asnjë zarf zyrtar të depozituar nga Erjon Braçe. Në momentin që do ta kemi, do të ketë edhe një qëndrim për të”, është shprehur dje, zëdhënësja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli. Ajo ka bërë të ditur se deri më tani problemet e ngritura nga deputeti socialist ende nuk janë zyrtarizuar të paktën në dijeninë e saj. Për pasojë një mbledhje e shpejtë e kryesisë nuk ka gjasë të ndodhë, duke e lënë trajtimin e mundshëm të draftit për një kohë tjetër. Duhet thënë se edhe në mbledhjen e fundit të këtij forumi socialist, problemet e ngritura lidheshin kryesisht me Qarkun e Beratit, për të cilat forumi i lartë socialist vendosi trajtimin institucional.