E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Prifti, fajtori kryesor i përmbytjeve

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, deklaroi dje se ministri i Energjetikës është fajtor i situatës së krijuar në Shkodër.
Deputetja Mimi Kodheli ironizoi deklaratat e Berishës dy ditë më parë, i cili sipas saj e përgëzoi vartësin e tij për qindra familjet që humbën shtëpitë në ditët e para të këtij viti të ri.“Katastrofa që prej më shumë se dhjetë ditësh ka zhytur nën ujë Shkodrën, Lezhën dhe komuna të tëra të veriperëndimit të Shqipërisë, nuk është një katastrofë natyrore, siç përpiqet ta shesë Sali Berisha dhe Dritan Prifti”, nënvizoi Kodheli.
Ajo shtoi se vuajtja me të cilën përballen sot shqiptarët e përmbytur, ka një përgjegjës, Dritan Priftin. “Prej muajsh Sali Berisha dhe qeveria e tij e votave të vjedhura është përpjekur të fshehë gropën e zezë në buxhetin e shtetit. Përpjekja e tyre më e fundit, përveçse e dëshpëruar, rezultoi fatale për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ajo.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›