E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet vrasësi i gazetarit bullgar, Cankov

Policia bullgare njoftoi se ka kapur ditët e fundit bosin mafioz, Krasimir Marinov, mbi bazën e dyshimit të bazuar se ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen para afro një jave, në mes të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofie, të gazetarit të njohur bullgar, Bobi Cankov, (30 vjeç) që investigonte tema të kriminalitetit të organizuar bullgar në lidhje me atë ndërkombëtar. Ky gazetar kurajoz, që ka përgatitur një seri radioemisionesh dhe disa libra për mafien bullgare, sikurse është njoftuar tashmë,  u vra nga dy persona të panjohur, pavarësisht se ruhej nga katër truproja që ia kishte caktuar shteti bullgar që nga viti 2006, për shkak të temave delikate që ai trajtonte dhe kërcënimeve të shpeshta që ai kishte marrë nga ilegaliteti kriminal bullgar. Krasimir Marinov dhe vëllai i tij më i vogël, Nikollai, në kërkim të të cilit është vënë policia bullgare, tashmë kanë qenë një herë në sallën e gjyqit në vitin 2006, për shkak të përfshirjes së tyre në një vrasje tjetër.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›