E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: “Topalli ktheu nxënësit e shkollave në mitingashë”



Partia Socialiste reagoi pas mitingut të kryeparlamentares në Krujë, duke e akuzuar atë se ka nxjerrë fëmijët nga shkolla. Zëdhënësja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, tha se ky është një abuzim i përditshëm që bëhet me nxënësit. ”Kjo tregon se sa pak dritë ka në vizionin e qeveritarëve të sotëm dhe se sa shumë nevojë ka Shqipëria për një politikë të re ndryshimi”,-u shpreh Kodheli. Ajo tha se vendi ka nevojë që të ndahet nga e shkuara. Sipas saj, nxënësit po detyrohen që të kthehen në mitingashë. Zëdhënësja e Kryesisë deklaroi se shkolla është kthyer në një repart mitingashësh. “Kthimi i nxënësve me pahir në mitingashë dhe i shkollës në një repart mitingashësh për fushatën e partisë në pushtet tregon se sa shumë na duhet ndarja me të shkuarën”.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›