E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “Qepenat e mbyllur, shenjë e krizës në Shqipëri”



Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u bëri thirrje qeverisë dhe pushtetit vendor që të krijojë një klimë favorizuese për biznesin e vogël dhe atë të mesëm. Në takimin e zhvilluar me tregtarët te rruga "Shyqyri Berxolli", ose siç njihet ndryshe Tregu Çam, ai u shpreh se qepenat e mbyllur të bizneseve tregonin që Shqipëria është në krizë. “Ne jo vetëm duhet ta njohim krizën nga afër, gjë sikurse për fat të keq nuk e bën kryeministri aktual, por duhet ta nxjerrim vendin nga kriza dhe të krijojmë një klimë të re për biznesin, të krijojmë një optimizëm dhe një besim edhe te konsumatori, në mënyrë që ekonomia të dalë nga ky ngërç dhe të fillojë të lëvizë”, - tha Meta. Ai kërkoi që disa kategori të caktuara, siç janë invalidët, të ndihmohen. Kryetari i LSI-së u shpreh se ky grup social nuk është në gjendje të përballojë as taksat e qeverisë apo të baskisë, dhe jo më për të arritur të përballojë jetën.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›