Kodi/ Bisedimet dhe ditët e pushimeve
26/12/2004 PS-ja dhe PD-ja janë të gatshme të ulen në bisedime për të gjetur një zgjidhje për miratimin e hartës së re zonale, mosmiratimi i së cilës rrezikon zgjedhjet. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka kërkuar reflektim nga të gjithë faktorët politikë për të dalë nga kolapsi ligjor, që ka shkaktuar shtyrja e miratimit të hartës elektorale dhe e Kodit Zgjedhor. "Gjatë kësaj kohe do të punojnë të gjithë faktorët dhe aktorët për të reflektuar ndaj kësaj mosmarrëveshjeje", tha për "Metropol" Ruçi. Në të njëjtën linjë ka qëndruar dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, kur ka deklaruar se PD-ja është e hapur ndaj çdo lloj negocimi që ka të bëj me këtë çështje. "Partia Demokratike është e gatshme të votojë dhe t'i përmbahet pa mëdyshje të gjitha marrëveshjeve dhe çdo konsensusi për të arritur reformën zgjedhore", tha Bode. Demokratët, sipas tij, janë në pritje të vendimeve të Partisë Socialiste, në favor të zgjidhjes së problemit. "Ne jemi në pritje të reagimit nga ana e Partisë Socialiste për të zgjidhur problemin dhe për të pranuar kriterin ligjor, i cili tani është në fuqi", u shpreh Bode.
Seanca
Mundësinë e zhvillimit të një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit, nuk e kanë përjashtuar as dy negociatorët e bisedimeve me OSBE-në, Elmaz Sherifi dhe Ylli Bufi. Sipas Sherifit, mundësia e zhvillimit të një seance të jashtëzakoshme ekziston. Për deputetin socialist Bufi, nuk ka rëndësi data e zhvillimit të seancës, por konsensusi që do të arrihet nga palët. "Nëse Partia Demokratike do të jetë dakord me rekomandimet e OSBE-së, PS-ja do të jetë dakord dhe për një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, për të mosrrezikuar zgjedhjet", tha Bufi. Në rast se një seancë e tillë do të zhvillohet, atëherë do të shmanget rreziku për datën e zgjedhjeve, për të cilën janë konfuz të gjithë institucionet, nëse do të jetë shhtatori apo qershori muaji i votimeve. Por duket se dhe konsensusi për këtë çështje do të jetë i vështirë, pasi demokratët nuk kanë ndërmend të bëjnë ndryshime të hartës elektorale, në bazë të listave të zgjedhjeve të vitit 2003. Ata kërkojnë që për ndarjen e re zonale të përdoret regjistrimi i vitit 2001, ndërsa e kanë konsideruar si tentativë manipulimi regjistrimin që po bëhet nga INSTAT dhe që pritet të mbarojë në muajin mars të këtij viti. "Regjistrimi i popullisë do të përfundojnë në muajin mars, zonat duhet të përfundoheshin dhe të ndaheshin tani. Nëse do të lidhet regjistrimi i ri i popullsisë me ndarjen e zonave elektorale, ky është një presion i ri që bëhet për të manipuluar listat e zgjedhësve, sepse deputetët e Vlorës do të mundohet të shtojnë numrin në lista, siç e kanë bërë për të mbetur deputetë në numër po aq sa ishin", tha Bode. Gjithsesi, në rast se mazhoranca do të përdorë kartonin për të hedhur poshtë miratimin e hartës zonale përpara 15 janarit, kur do të votohet dhe Kodi Zgjedhor, atëherë shqiptarëve do t'u duhet t'i drejtohen kutive të votimit në shtator të vitit 2005, pasi ligji përcakton qartë se zgjedhjet zhvillohen 6 muaj pasi është votuar harta zonale dhe Kodi Zgjedhor.