Mustafaj: Brukseli mund të pezullojë negociatat
25/12/2004 Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Besnik Mustafaj, e ka konsideruar shtyrjen e votimit të ndarjes së re zonale, si lojë të rrezikshme që maxhoranca po bën me rekomandimet e Komisionit Evropian. "Kjo është sfidë shumë e rrezikshme që PS-ja dhe qeveria i bën Komisionit Evropian, dhe duke i bërë një sfidë të tillë KE-së i bën sfidë edhe Parlamentit Evropian, edhe Presidencës Evropiane, sepse të treja këto hallka të rëndësishme të BE kanë qenë në një mendim unik për rindarjen e zonave zgjedhore", tha Mustafaj. PD-ja është e mendimit se mosmiratimi brenda janarit dhe mosrespektimi i rekomandimeve të Brukselit, do të ketë impakte negative për hapjen e negociatave të asociim-stabilizimit, gjë që mund të rrezikojë pezullimin e bisedimeve nga BE-ja. "Kjo sfidë do të ketë si pasojë minimale në raport me Brukselin ngadalësimin ose pezullimin e procesit të negociimit të marrëveshjes së asociim-stabilizimit", u shpreh Mustafaj.
Bisedimet
Sipas sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, njëkohësisht dhe pjesëmarrës në negociatat e zhvilluara me KE-në, Mustafaj, ato çfarë ka rekomanduar KE-ja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në të vërtetë kanë qenë kërkesa ultimative. "Kemi patur dy raunde negociatash të zhvilluara gjatë kësaj vjeshte. Njëra në tetor dhe njëra nga fundi i nëntorit. Këtu është nxjerrë si kërkesë ultimative të ardhur nga Komisioni Evropian, pra si kusht të panegociueshëm me qëllim që të arrihet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta", thotë Mustafaj. Sipas demokratëve është hera e parë që Brukseli jep rekomandime të detajuara në Shqipëri për çështjen e zgjedhjeve. "Për herë të parë në një dokument të ardhur nga Brukseli ka afate dhe ka terma konkretë, domethënë siç kërkohet reforma e Kodit Zgjedhor kërkohet edhe rikompozimi i zonave elektorale në mënyrë që, siç thuhet aty, përbërja e zonave të realizojë përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve shqiptarë", tha Mustafaj. Për demokratët, shtyrja e afatit të miratimit të hartës së re zonale, dhe injorimi i rekomandimeve të KE-së për zgjedhjet, janë hapi i parë i socialistëve për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.
PD-PS në konflikt për bisedimet në OSBE
Përfaqësuesit e opozitës dhe maxhorancës pjesëmarrës në bisedimet me përfaqësusit e OSBE-së kanë dhënë deklarata kontradiktore, lidhur me atë çka është biseduar dhe sugjeruar nga ekspertët për ndarjen e re zonale. Deputeti demokrat Fatos Beja, pjesëmarrës në këto takime, është shprehur se nga OSBE-ja është kërkuar ajo që është kërkuar dhe nga KE-ja në rekomandimet e tyre. "Nga ndërkombëtarët është kërkuar që kodi zgjedhor dhe harta e re zonale të kalojnë brenda dhjetorit. Ato janë pjesë e një pakete dhe nuk mund të ndryshojnë. Socialistën kërkojnë që të kalojnë një herë njërën dhe një herë tjetrën, me synimin që të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme me hartën elektorale të miratuar nga vetë ata dhe që lë shtigje të shumta manipulimi. Në rast se shkohet në zgjedhje me këtë hartë elektorale, atëherë do të thotë që socialistët të hyjnë me 5 deputetë në disa zona që janë fiktive. Mungesa e dëshirës së tyre për të miratuar hartën e re zonale u pa që me lojën që bënë ata në Gjykatën Kushtetuese. Natyrisht që shtyrja e miratimit të hartës zonale ka si synim edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve", tha Beja. Por socialisti Ylli Bufi ka deklaruar se ekspertët e OSBE-së kanë rekomanduar që të kalojë një herë Kodi Zgjedhor dhe më pas në mesin e shkurtit të kalojë dhe harta e re zonale. "Nga OSBE është rekomanduar që të miratohet në fillim kodi zgjedhor dhe miratimin e projekligjit për ndarjen e zonave elektorale të bëhet në një kohë të dytë, që i bie nga mesi i muajit shkurt. Projektmarrëveshja përcaktonte që ndarja zonale të bëhet në bazë të listave të zgjedhjeve lokale në vitin 2003 dhe në bazë të regjistrit të zgjedhësve në parlamentaret e vitit 2001 dhe regjistrimeve të bëra nga REPOB. Duke përcaktuar kështu numrin e zgjedhësve, kjo në prani të ekspertëve të OSBE-së në hartimin e ndarjes", tha Bufi.
Rekomandimet e Komisionit Evropian
Dhjetor 2004: Ndryshimet në kodin zgjedhor; Ndarja zonale
Janar 2005: Hapat për përgatitjen e zgjedhjeve; Rregullorja për procedurat e KQZ; Përcaktimi i kufijve të njësive zgjedhore; Hartimi i procedurave të regjistrimit
Shkurt 2005: Përfundimi i regjistrimit; Ngritja e komisioneve zonale zgjedhore; Qeveria të japë fondet për zgjedhjet
Mars 2005: Të publikohet lista paraprake
Prill 2005: Të ngrihen komisionet e qendrave të votimit