Mbyllet Kuvendi, dështon reforma elektorale
25/12/2004 Mosmarrëveshja mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën zgjedhore kanë vënë në rrezik procesin zgjedhor të vitit 2005. Madje, kontradiktave u është shtuar dhe deklarata e OSBE-së, e cila shprehet se tashmë janë rrezikuar zgjedhjet parlamentare. Ndaj është kërkuar tryezë mes forcave politike, të cilat duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Negociatat tripalëshe për ndarjen zgjedhore mes PD-PS-OSBE-së kanë dështuar pas 7 orë debatesh. Takimi në selinë e OSBE-së u zhvilluan në tre raunde dhe kanë shënuar mungesë të theksuar konsensusi nga socialistët Ylli Bufi, Elmaz Sherifi dhe demokratët Fatos Beja e Jemin Gjana. Seanca e fundit e parlamentit për vitin 2004 ka zgjatuar vetëm 20 minuta, pasi gjatë të gjithë kohës është pritur rezultati i diskutimeve. Pëllumbi ka paralajmëruar se punimet do të fillojnë në 17 janar dhe sërish me debatet për reformën zgjedhore. Por konflikti nuk ka përfunduar në OSBE. Mosmarrëveshja për reformën elektorale ka sjellë reagime të kundërta të kryetarëve të grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së.
Socialistët
Gramoz Ruçi e ka cilësuar dëshpëruese dhe ndëshkuese si për politikën ashtu dhe për opinionin shqiptare mungesën e konsensusit. Sipas tij, opozita i ka bërë kartolinën më të keqe shqiptarëve dhe organizmave ndërkombëtare për festat e fundvitit. Ruçi, duke fajësuar PD-në për dështimin e negociatave, tha se, "tri seancat e negociatave dhe draft-konsensusi i paraqitur nga ana e OSBD/ODHIR-i janë kundërshtuar nga PD-ja". Ndërkohë, Ruçi tha se socialistët në këtë proces kanë përdorur të gjitha mjetet demokratike dhe sipas standardeve për të bërë më të mirën për zgjedhjet në Shqipëri.
PD-ja
Fjalë së Ruçit nuk i ka munguar replika e Bamir Topit, i cili i ka cilësuar deklaratat e kryetarit të Grupit parlamentar socialist si bolshevike dhe paradoksale. Sipas tij, "mazhoranca kërkon që të futemi në zgjedhjet e vitit 2005 me ato lista dhe atë ndarje që u bënë sebepi i manipulimit total të zgjedhjeve të kaluara". Gjithashtu, Topi ka theksuar se për reformën zgjedhore nuk do të ketë më bashkëpunime me mazhorancën socialiste, pasi është humbur tërësisht besimi. Lidhur me takimin tripalësh, Topi tha se "PD-ja ishte argumentuese në çështjet që trajtoi, duke kërkuar një situatë të qartë te problemi i listave që ka të bëjë me situatën reale të zgjedhësve, dhe të regjistrimit faktik që ka ndodhur në Shqipëri".
Negociatat
Negociatat filluan në orën 08 30 të paradites së djeshme dhe kanë përfunduar në orën 15 00. Gjatë këtyre orëve, zvëndësambasorori i OSBE-së i ka paraqitur deputetëve projektmarrëveshje për të gjetur konsensusin nga të dy palët. Në këtë projektmarrëveshje përcaktoheshin procedurat që duhet të ndiqen për të dalë nga dështimi i reformës zgjedhore. Përpjekjet e grupit të ekspertëve të OSBE-së, për t'i bashkuar mendimet e përfaqësuesve të dy partive kryesore, kanë dështuar. Mosmiratimi i Kodit Zgjedhor me konsensus nga dy forcat kryesore të politikës shqiptare kanë sjellë goditje serioze për imazhin e Shqipërisë në proceset integruese. Dështimi në minutën e fundit të miratimit të reformës zgjedhore pritet të sjellë debate të tjera në gjysmën e dytë e muajit janar me fillimin e punimeve të Kuvendit. Ndërkohë që është hedhur ideja për mbledhjen urgjente në një tryezë të partive politike për reformën zgjedhore.