Kodi Zgjedhor. Gjoba dhe mbyllje sinjali për TV-të që favorizojnë partitë në fushatë
Radiotelevizionet private do të gjobiten deri në 3.5 milionë lekë nëse nuk respektojnë minutazhin. Në rast të përsëritjes së shkeljes, RTV-ve private do t’u ndërpritet sinjali për 48 orë
Shaban Sulçe
Radiot dhe televizionet, të cilat gjatë fushatës elektorale do të shkelin minutazhin e përcaktuar nga KQZ-ja duke favorizuar parti të caktuara, do të gjobiten nga 1.5 milionë deri në 3 milionë lekë të reja. Ky sanksionim është përcaktuar në Nenin 84 të Kodit të ri Zgjedhor në kapitullin për median. Sipas Pikës 2 të Nenit 84, në rast se radiot dhe televizionet private shkelin raportet e pasqyrimit në favor të një partie, KQZ-ja e gjobit operatorin vendor me 1.5 milionë lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3 milionë lekë. Vendimi i KQZ-së përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga Zyra e Përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast të ripërsëritjes së shkeljes, KQZ-ja ka të drejtë të urdhërojë KKRT-në të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë.
Minutazhi
Në Kodin e ri Zgjedhor, pikërisht në Nenin 80 të tij, janë përcaktuar minutazhet që duhet të respektojnë radiot dhe televizionet gjatë fushatës elektorale. Kështu për partitë parlamentare, që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë më shumë se 20% të vendeve në parlament, KQZ-ja cakton një minutazh të barabartë prej jo më pak se 30 minutash, kurse për partitë e tjera parlamentare kjo kohë është jo më pak se 15 minuta. Rritja e kohës së transmetimit një partie apo brenda një koalicioni përkatës rrit proporcionalisht kohën në dispozicion të partisë apo koalicionit tjetër. Neni 80 përcakton gjithashtu vendosjen e 10 minutave në dispozicion gjatë fushatës elektorale për partitë jashtëparlamentare. Ky nen thekson gjithashtu se në çdo program ose reklamë radiotelevizive në shërbim të propogandës zgjedhore duhet të përcaktohet qartë subjekti zgjedhor përkatës.
Kritere
Në Nenin 84 të Kodit të ri Zgjedhor përcaktohen gjithashtu kritere të tjera për rolin që duhet të kenë radiot dhe televizionet private gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009. Në këtë nen theksohet se pasqyrimi i fushatës zgjedhore duhet të bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të posaçme informative. Sipas këtij neni, radiove dhe televizioneve private nuk u lejohet të vënë kohë transmetimi në dispozicion të subjekteve politike për pasqyrimin e fushatës zgjedhore. Në pikën “ç” të këtij neni theksohet gjithashtu se brenda edicioneve informative gazetarët e kanë të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet politike. Në rast shkeljeje, KQZ-ja e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1 milion lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 2.5 milionë lekë. Edhe ky vendim i KQZ-së është i paankimueshëm dhe zbatohet nga Zyra e Përmbarimit. Në rast të ripërsëritjes së shkeljes, KQZ-ja urdhëron KKRT-të që të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit televiziv për 48 orë. Në Kod thuhet gjithashtu se radiot dhe televizionet private kanë të drejtë të organizojnë debate zgjedhore midis partive politike ose kandidatëve konkurrentë. Në organizimin dhe zhvillimin e debatit, radiotelevizionet private janë të detyruara të ruajnë barazpeshën mes partive politike në debat. Në rast shkeljeje, KQZ-ja urdhëron KKRT-në të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë.
Monitorimi
Në Nenin 85 përcaktohet mënyra se si do të bëhet monitorimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore. Kështu në pikën 1 të këtij neni thuhet se KQZ-ja, 10 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore, ngre Bordin e Monitorimit të Medias, i cili ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij Kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private. Bordi i Monitorimit të Medias e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin zgjedhor. Për kryerjen e monitorimit, Bordi shfrytëzon kapacitetet teknike që disponon Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit. Për transmetuesit vendorë që nuk mbulohen nga mjetet monitoruese të KKRT-së, Bordi cakton monitorues vendorë. Monitoruesit vendorë të Bordit vendosen pranë KZAZ-së, ku ka qendrën e transmetimit operatori radioteleviziv që monitorohet. Bordi i paraqet KQZ-së çdo ditë raport për përfundimet e monitorimit për ditën pararendëse. Raporti shoqërohet, sipas rastit, me propozimet për masa administrative. Bordi kolegjialisht ose secili nga anëtarët e tij ka të drejtë të propozojë marrjen e masave administrative. Monitoruesit vendorë raportojnë përpara KZAZ-së ku janë vendosur. Kopja e raportit, së bashku me opinionin e KZAZ-së i dërgohet menjëherë Bordit të Monitorimit të Medias dhe bëhet pjesë e raportit ditor për KQZ-në. Ankesat e subjekteve zgjedhore shqyrtohen së bashku me raportin e Bordit Monitorues. KQZ-ja shqyrton raportet e Bordit të Monitorimit jo më pak se një herë në javë. KQZ-ja merr vendim lidhur me raportet sa herë që propozohet marrja e masave administrative. Bordi përbëhet nga 7 anëtarë. Secili nga anëtarët e KQZ-së cakton një anëtar Bordi. Anëtarët e Bordit duhet të jenë me profesion ose përvojë pune si gazetarë apo analistë ose studiues të mediave. Radiot dhe televizionet publike dhe private janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre përgjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore. Këto regjistrime ruhen për një periudhë tre mujore pas përfundimit të zgjedhjeve dhe vihen me kërkesë të KQZ-së menjëherë në dispozicion të Komisionit.
Tabela
1.5 milionë lekë do të jetë gjoba për operatorët radiotelevizivë lokalë, të cilët favorizojnë një parti të caktuar në fushatë
3 milionë lekë do të jetë gjoba për operatorët radiotelevizivë kombëtarë, të cilët favorizojnë një parti të caktuar në fushatë
1 milion lekë do të jetë gjoba për operatorët radiotelevizivë lokalë në rast se në edicionet informative bëhet propagandë dhe komente politike
2.5 milionë lekë do të jetë gjoba për radiotelevizivë kombëtarë, në rast se në edicionet informative bëhet propagandë dhe komente politike
48 orë do të zgjasë ndërprerja e sinjalit të transmetimit në rast se radiot dhe tv-të private ripërsërisin shkeljet
45 minuta koha në dispozicion për reklama politike në radio dhe televizione private për partitë që kanë marrë deri në 20% të vendeve në Kuvend
90 minuta koha në dispozicion për reklama politike në radio dhe televizione private për partitë që kanë marrë më shumë se 20% të vendeve në Kuvend
13 Dhjetor 2008