E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Zgjedhor, Madhi: Axhendë e përbashkët për ndryshimet



Republikanët kërkojnë një axhendë të përbashkët të të gjithë spektrit politik për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Përmes një konference për shtyp, nënkryetari Arjan Madhi përshëndeti raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, teksa paralajmëroi se PR-ja do të nisë përpjekjet për të ndryshuar Kodin Zgjedhor ekzistues, duke u bërë ftesë të gjitha forcave politike. Arjan Madhi u shpreh për ndërtimin e një axhende të përbashkët për ndryshimin e kuadrit zgjedhor, në shërbim të përmirësimit të proceseve të ardhshme zgjedhore. "PR angazhohet të bashkojë kontributet e saj, duke ftuar të gjitha forcat e tjera politike, për të ndërtuar një axhendë të përbashkët në funksion të ndryshimeve të kuadrit zgjedhor, duke i konsideruar ato platformën e një axhende të shpejtë, efikase dhe transparente në shërbim të përmirësimit të Kodit dhe proceseve të ardhshme zgjedhore”, - deklaroi nënkryetari i PR-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›